• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Komisioni për Financim dhe Buxhet ka shqyrtuar sot mbi 30 amendamente

Komisioni për Financim dhe Buxhet ka shqyrtuar sot mbi 30 amendamente

Shkup, 29 nëntor 2024 (MIA) - Në vazhdimin e sotëm të debatit të amendamenteve për Propozim-buxhetin e vitit 2025 nuk ishin pranuar mbi 20 amendamente të dorëzuara nga LSDM, tre amendamente nga BDI dhe dy nga E Majta. Deputetët e LSDM-së tërhoqën tetë amendamente.

Amendamentet që u shqyrtuan sot më së shumti kishin të bënin me ndërtimin e ujësjellësve dhe kanalizimeve fekale në zonat e banuara, ndërtimin e rrugëve, si dhe kishte të tilla edhe për lidhjen e Poliklinikës Gjorçe Petrov me rrjetin e gazsjellësit, si dhe për restaurimin e vagonëve në HM Hekurudha.

Seanca vazhdon pas një pushimi një orësh.

Debati i amendamenteve filloi më 19 nëntor dhe duhet të përfundojë më së voni deri nesër. Janë dorëzuar gjithsej 307 amendamente, prej të cilave 204 nga LSDM-ja opozitare.

Pas debatit të amendamenteve si Propozim-buxhet shtesë dokumenti kthehet në Qeveri në miratimin përfundimtar pas së cilës sipas afateve ligjore, duhet të votohet në Kuvend deri në fund të këtij viti kalendarik. Pritet seanca për miratimin e Kuvendit për vitin 2025 të caktohet në javën e dytë të dhjetorit.

Të hyrat e përgjithshme në Propozim Buxhetin janë planifikuar në nivelin prej 358,8 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivelin prej 400,2 miliardë denarë. Deficiti buxhetor është projektuar në vlerë absolute prej 41.350 milionë denarë ose në nivel prej 4 për qind nga PBB-ja e planifikuar. Inflacioni pritet të ulet në nivelin 2.2 për qind, si pasojë e stabilizimit të çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe të energjisë në tregun ndërkombëtar, ngadalësimit të inflacionit të huaj efektiv, si dhe presionit më të moderuar të inflacionit bazë. Eksporti pritet të rritet për 4.2 për qind dhe importi për 4.4 për qind, si rezultat i pritjeve për stabilizim gradual të mjedisit ndërkombëtar dhe rritjes së kërkesës së jashtme. sa/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR