Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve duhet të kumtojë propozimin për një anëtar të ri të Këshillit Gjyqësor
- Në Kuvend sot do të mbahet seanca e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, për Transport, Transformim Dixhital, Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komisioni juridiko-ligjvënës.
- Post By Ramize Qamili
- 07:36, 5 mars, 2026
Shkup, 4 mars 2026 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbahet seanca e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, për Transport, Transformim Dixhital, Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komisioni juridiko-ligjvënës.
Në rend të ditës së Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve është Përcaktimi i propozim-listës për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor që do ta zgjedh Kuvendi
Me datë 26-të të muajit të kaluar para Komisionit janë prezantuar gjashtë kandidatë për kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet pash Shpalljes për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor që do ta zgjedh Kuvendi. Anëtari i ri i Këshillit Gjyqësor do të zgjidhet përmes, Arbër Isakut, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Tetova, Feuzi Xhaferi, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga fshati Çejle, Gostivar, Sabedin Dauti, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga fshati Raven, Gostivar, Fadil Xhelil, magjistër i drejtësisë me provim të dhënë të jurisprudencës nga fshati Çegran, Gostivar, Svetlana Popova, magjistre e drejtësisë me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shtipi dhe Sejfula Osmani, doktor i drejtësisë me provim të dhënë të jurisprudencës nga Gradeci, Vrapçisht.
Në rendin e ditës të Komisionit për Transport, Transformim Dixhital, Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor janë Propozim-ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Ndërtim dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për tokën ndërtimore, të dyja me procedurë të shkurtuar. rq/
Foto: arkivi i MIA-s