• e shtunë, 23 nëntor 2024

Komisioni për Çështje evropiane duhet të diskutojë për ndryshime në ligjin për TVSH-në

Komisioni për Çështje evropiane duhet të diskutojë për ndryshime në ligjin për TVSH-në

Shkup, 26 korrik 2023 (MIA) - Komisioni parlamentar për çështje evropiane sot duhet të diskutojë për ndryshimet e propozuara dhe plotësimet në Ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, me procedurë të shkurtuar.

Ndryshimet e propozuara janë nga pakoja e tre ligjeve që Qeveria i propozoi Kuvendit me flamur evropian, prej të cilave dje u mbyll debati amendamentues për Propozimin-ligjin për tatimin e solidaritetit. Odat dhe opozita VMRO-DPMNE kërkojnë tërheqjen e ligjit për tatimin e solidaritetit, me të cilin sipas vlerësimeve të Drejtorisë së të Ardhurave Publike do të mbulohen 200 kompani, ndërsa të hyrat në buxhet do të arrijnë rreth 77 milionë euro.

Anëtarët e Komisionit duhet të diskutojnë edhe për propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi fitimin, pas së cilës për këto ligje duhet të diskutohet në kuadër të seancës së 120-të të Kuvendit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-a

 

QËNDRONI TË LIDHUR