• e enjte, 26 dhjetor 2024

Komisioni për çështje ekonomike e shqyrton Propozim-planin financiar të KRRE-së për vitin 2024

Komisioni për çështje ekonomike e shqyrton Propozim-planin financiar të KRRE-së për vitin 2024

Shkup, 1 shkurt 2024 (MIA) - Komisioni kuvendor për çështje ekonomike në seancën e sotme e shqyrton Propozim planin financiar të Komisionit rregullator për energjetikë, shërbime të ujit dhe shërbime për menaxhim me mbeturinat komunale (KRRE) për vitin 2024. Seanca do të vazhdojë në orën 15:30 pas pauzës së rregullt të pasdites.

Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski në sqarimin e planit financiar për këtë vit, tha se planifikohet ulje prej 20 për qind të kompensimit përmes të cilit financohet puna e Komisionit regullator për energjetikë, shërbime të ujit dhe shërbime për menaxhim me mbeturinat komunale në krahasim me vitin 2023.

"Të ardhurat e planifikuara për sigurimin e mjeteve financiare për funksionimin e KRRE-së sigurohen përmes kompensimit nga kompanitë e licencuara, të cilat do të ulen për 20 për qind në krahasim me vitin 2023 dhe do të jetë 0,0364 për qind nga të ardhurat totale të mbajtësve të licencave për kryerjen e aktiviteve energjetike dhe nga të ardhurat vjetore të ofruesve të shërbimeve të ujit", tha Bislimoski.

 

Të ardhurat e përgjithshme të KRRE-së, siç tha, janë 230 milionë denarë nga të cilat 80 milionë janë kursime nga vitet e kaluara për shkak të funksionimit racional dhe ekonomik. Pikërisht ato mjete që kemi kursyer nga vitet e kaluara. shtoi, do të përdoren për blerjen e hapësirës shtesë në ndërtesën në të cilën edhe tani punon KRRE-ja për shkak të kompetencave të shtuara dhe riekipimit.

"Përveç rrymës dhe çmimit të ngrohjes, sot jemi përgjegjës edhe për vëllimin e ujit, tani edhe për mbeturinat komunanale. Sa i përket shpenzimeve - sasitë janë ulur, por shpenzimet janë rritur për shkak të rritjes së çmimeve të tregut", theksoi Bislimoski.

Në seancë deputetët nga opozita akuzuan se KRRE-ja është komision antienergjetik që është terësisht i ndarë nga partitë në pushtet dhe është degë partiake.

 

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR