• e enjte, 26 dhjetor 2024

Komisioni kadrovik i ASH-së kërkon nga Xhaferi shkarkim të Mexhitit dhe Aliut

Komisioni kadrovik i ASH-së kërkon nga Xhaferi shkarkim të Mexhitit dhe Aliut

Shkup, 6 shkurt 2024 (MIA) - Komisioni kadrovik i Aleancës për Shqiptarët sot pasdite vendosi t'i propozojë kryeminsitrit teknik, Talat Xhaferi shkarkimin e minsitrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu dhe minsitrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

"Komisioni kadrovik i Aleancës prë Shqiptarët, i përbërë nga 7 anëtarë, si i vetmi organ i ASH-së për çështje kadrovike, me shumicë prej 5 votash, vendosi t'i propozojë Kryeministrit shkarkimin e Ministrit të Shoqërisë Infornatike dhe Administratës dhe Ministrin e Shëndetësisë", informojnë nga shërbimi partiak për shtyp.

Ky vendim, ceket në kumtesën partiake, u soll pasi përmes fuqisë së funksionit ministër, por pa poste partiake, dy ministrat kryejnë veprime që bien në kundërshtim me Kodin Etik, përfshirë shantazhet dhe presionet ndaj anëtarëve të ASH dhe të punësuarve, si dhe koketimin e sotshëm publik me VMRO-DPMNE, duke i shkuar në zyrë ministrit të saj.

Gjatë ditës, ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në pyetjen nëse do ta njoftojë kryetarin e Qeverisë teknike, Talat Xhaferi nëse ndjehet si pjesë e Qeverisë apo jo, deklaroi se ai nuk ka nevojë e as përgjegjësi t’i përgjigjet askujt, përveç partisë dhe kryetarit të tij. Ai shtoi se i jep mbështetje të plotë, siç tha, kryetarit legjitim të partisë Arben Taravari, i cili paralajmëroi se në zgjedhje partia do të bëjë koalicion me partitë opozitare.Mexhiti tha se ai nuk ka nevojë t'i përgjigjet askujt përveç partisë dhe kryetarit të tij.

Xhaferi në intervistë për MIA-n deklaroi se e ndjekë situatën në ASH, e cila ka tre ministra në përbërjen qeveritare, dhe se do të veprojë në pajtim me kompetencat e tij. Ai thotë se nuk do të udhëhiqet nga statuse Fejsbuku, por se anëtarët e Qeverisë nga kjo aprti do të duhet zyrtarisht, sipas linjës institucionale të deklarohen në situatë kur kanë qëndrime të kundërta nëse i përkasin kësaj përbërjeje apo jo.

"Parimisht, e dini se shumë më parë kam thënë se nuk jam politikan Fejsbuku, në përputhje me atë, nuk jam kryeministër i cili do të udhëhiqet me deklarata nëpër Fejsbuk apo të aktiviteteve partiake. Unë jam kryeministër i kësaj Qeverie dhe në mënyrë adekuate do të duhet të deklarohen, zyrtarisht, anëtarët e Qeverisë në situatë kur kanë qëndrime të kundërta, të deklarohen sipas linjës institucionale nëse i përkasin kësaj përbërjeje apo jo. Nuk mund të udhëhiqem pas asaj që po ndodhë në televizione dhe nëpër konferenca partiake", dekalroi Xhaferi në intervistë për MIA-n.

Thotë se ka vendosur edhe komunikim personal me ministrat dhe me zëvendësit dhe se ata çdoherë mund ta kërkojnë, por thekson se ai do të udhëhiqet nga procedura institucionale dhe në përputhje me atë do të vendosë se cili do të jetë epilogu.

Të shtunën në orën 13:00 në Shkup është caktuar Kuvendi qendror i Aleancës për Shqiptarët. Mbajtja e Kuvendit qendror vjen pasi që kryetari i ASH-së, Arben Taravari paralajmëroi se partia në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do t'i bashkohet opozitës shqiptare. Taravari mori mbështetje nga ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës, Azir Aliu, ndërsa e kundërshtuan ish-i pari i partisë, Ziadin Sela, ministri i Drejtësisë, krenar Lloga dhe nënkryyetarja e ASH-së, Ilire Dauti. Ata e akuzuan Taravarin se ai si individ nuk mund të vendosë për hapat e partisë, por edhe trupat partiak. ab/

Foto: МIА Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR