• e diel, 14 korrik 2024

Komisioni i Kuvendit për arsim, shkencë dhe sport do të mbajë dy seanca

Komisioni i Kuvendit për arsim, shkencë dhe sport do të mbajë dy seanca

Shkup, 13 korrik 2023 (MIA) - Në Kuvend sot dy seanca do të mbajë Komisioni për arsim, shkencë dhe sport.

Anëtarët e Komisionit, në kuadër të seancës së 18-të do të debatojnë për Propozimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim fillor në lexim të parë.

Ndërsa, në rend të ditës së seancës së 17-të janë disa pika - Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilitet, Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për universitete të hapura qytetare për mësim të përjetshëm, Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektim arsimor dhe Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për akademi sportive, të gjitha në lexim të parë. bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR