• e premte, 08 nëntor 2024

Komisioni i Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve duhet të caktojë dy anëtarë të rinj të KSHZ-së

Komisioni i Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve duhet të caktojë dy anëtarë të rinj të KSHZ-së

Shkup, 21 tetor 2024 (MIA) - Komisioni i Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot në seancën e 11-të duhet të konfirmojë listën e kandidatëve të paraqitur pas Vendimit për shpalljen e zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" numër 207/24).

Kuvendi duhet të zgjedhë dy anëtarë të rinj të Komisionit Shtetëror të Zgjedhje pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, ndryshimit të pushtetit dhe harmonizmit të bërë sipas Kodit Zgjedhor. Anëtarët e rinj të KSHZ-së do të zgjidhen në vend të Boban Stojanovskit (VMRODPMNE) ndërsa i cili ishte zgjedhur zëvendëssekretar i përgjithshëm i Kuvendit dhe në vendin e Radica Risteska (LSDM) e cila u pensionua.

Në kuadër të harmonizmit Boris Kondarko (LSDM) tani është kryetari i ri i KSHZ-së, ndërsa nënkryetar është Abdush Demiri, i cili është propozim i Lëvizjes Besa. Anëtarë të KSHZ-së janë Aleksandar Dashtevski (VMRO-DMNE), Ditmire Shehu (BDI) dhe Oliver Ristevski (LSDM).

Mandati i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve është katër vjet, dhe kësaj përbërje i skadon më 12 janar të vitit 2025.

Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot në një mbledhje tjetër duhet të konfirmojë Propozim-vendimin për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve. sa/

FOTO: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR