• e premte, 27 dhjetor 2024

Komisioni anketues për rastin e Onkologjisë do të dëgjojë dëshmitarë dhe ekspertë

Komisioni anketues për rastin e Onkologjisë do të dëgjojë dëshmitarë dhe ekspertë

Shkup, 18 tetor 2023 (MIA) - Komisioni anketues, i formuar nga Kuvendi për konfirmimin e përgjegjësisë për skandalin e Klinikës për radioterapi dhe onkologji, sot do të vazhdojë me punë, duke dëgjuar dëshmitarë dhe ekspertë, si dhe duke shqyrtuar aktet dhe dokumentet.

Në seancën e djeshme të Komisionit janë dëgjuar ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ministri aktual, Fatmir Mexhiti.

Paraprakisht, në seancë dëgjimore para Komisionit anketues ishte edhe ish-ministri Bekim Sali, si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Komisioni anketues për rastin me Klinikën për radioterapi dhe onkologji u formuar më 29 shtator, pasi Prokuroria Publike ka hapur procedurë parahetimore për këtë rast, pas raportimeve në media për keqpërdorime eventuale të pozitës së punës dhe parregullësitë në trajtimin e pacientëve nga kjo klinikë. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR