• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Komisarja Mijatoviq dërgoi letër në Kuvend dhe kërkon miratimin e legjislacionit për njohjen e personave transgjinorë

Komisarja Mijatoviq dërgoi letër në Kuvend dhe kërkon miratimin e legjislacionit për njohjen e personave transgjinorë

Shkup, 7 korrik 2023 (MIA) - Komisarja për të drejta të njeriut e Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviq ka dërguar letër në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, në të cilën i inkurajon fuqishëm përpjekjet që të miratohet legjislacioni në pajtim me standardet  e Këshillit të Evropës për njohjen ligjore të gjinisë së personave trangjinorë.   

Letra është dërguar deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, te nënkryetarja e Komisionit për sistem politik Sonja Mirakovska, deri te kryetarja e Komisionit juridiko-ligjdhënës, Snezhana Kalevska-Vançeva si dhe deri te deputetja-raportuese për ndryshime ligjore, Maja Moraçanin. mb/

Foto: MIA/Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR