• e shtunë, 23 nëntor 2024

Komemoracion për gazetarin Kreshnik Ajdini

Komemoracion për gazetarin Kreshnik Ajdini

Shkup, 21 qershor 2023 (MIA) - Në Teatrin shqiptar në Shkup sot është mbajtur komemoracion për gazetarin dhe publicistin, Kreshnik Ajdini.

Përshëndetjet e fundit në komemoracionin dërguan kolegë, bashkëpunëtorë dhe dashamirë, të cilët i kanë ndarë kujtimet dhe përvojat e tyre me Kreshikun e ndjerë, mes tyre edhe Xhabir Deralla dhe Petrit Saraçini.

Ajdini, gazetar shumëvjeçar dhe aktivist civil vdiq më 16 qershor në moshën 55-vjeçare. Ai ishte themelues edhe i Lajf Radios në vitin 2002 dhe një nga themeluesit e Civil - Qendra për liri dhe Civil Media.

Në biografinë e tij të pasur, Ajdini, po ashtu ka punuar në përkthime të shumë veprave të rëndësishme nga gjuha shqipe në atë maqedonishte dhe anasjelltas, me çka ka dhënë kontribut të madh për njohjen e dy kulturave. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR