Komandanti i IRGC-së paralajmëroi sulme më të forta hakmarrëse kundër armiqve
- Komandanti i Forcave Ajrore të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Maxhid Musavi, paralajmëroi se forcat iraniane do të intensifikojnë sulmet hakmarrëse kundër "armiqve të vendit".
- Post By Ramize Qamili
- 08:26, 18 mars, 2026
Teheran, 18 mars 2026 (MIA) - Komandanti i Forcave Ajrore të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Maxhid Musavi, paralajmëroi se forcat iraniane do të intensifikojnë sulmet hakmarrëse kundër "armiqve të vendit".
Në një mesazh drejtuar kombit, Musavi theksoi se "qielli armiqësor do të shndërrohet në një spektakël edhe më të madh", duke theksuar se përshkallëzimi i planifikuar është një përgjigje ndaj kërkesave publike për një goditje më të fortë ndaj armiqve, transmeton Pres TV. Ai shtoi se kundërshtarët, siç pretendon, nuk janë në gjendje t'i shkaktojnë disfatë Iranit.
Deklarata e tij erdhi në një moment kur në Iran po mbante tubime masive në mbështetje të autoriteteve, mes asaj që pala iraniane i quan sulme izraelite-amerikane ndaj vendit.
Forcat e armatosura iraniane kanë kumtuar se deri më tani kanë kryer të paktën 60 valë kundërsulmesh ndaj objektivave amerikane dhe izraelite në rajon, si pjesë e Operacionit "premtimi i vërtetë 4". Sipas raportimeve, objektivat përfshinin Tel Avivin, Jerusalemin, Haifën dhe Ber Shevën, si dhe pozicionet ushtarake amerikane në Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordani, Arabinë Saudite, Bahrein dhe Kuvajt. rq/
Foto: EPA