• e enjte, 26 dhjetor 2024

Komanda për operacione do ta shënojë Ditën e njësisë

Komanda për operacione do ta shënojë Ditën e njësisë

Shkup, 17 tetor 2024 (MIA) - Pjesëtarët e Komandës për operacione (KO), sot, me solemnitet ushtarak në kazermën "Boro Menkov" - Kumanovë, do ta shënojnë Ditën e njësisë.

Në kuadër të solemnitetit ushtarak, para të pranishmive do të mbajnë fjalim shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski dhe komandanti i KO-së, gjenerali i brigadës, Besnik Emini.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, për ditë të Komandës për operacione është përcaktuar 17 tetori, si një nga ngjarjet historike, ndaj të cilave bazohen traditat e Armatës, kur në vitin 1887 në fshatin Kresnë është formuar shtabi i Kryengritjes së Kresnës. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR