• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kolumbia për MIA: Propozimi për pensionim në moshën 67 vjeç duhet të shqyrtohet në mënyrë të gjithanshme

Kolumbia për MIA: Propozimi për pensionim në moshën 67 vjeç duhet të shqyrtohet në mënyrë të gjithanshme

Shkup, 7 dhjetor 2024 (MIA) - Çështja e moshës së pensionit duhet të shqyrtohet në tërësi. Personave mbi 60 vjeç duhet patjetër t'u jepet mundësia të jenë aktivë dhe të punojnë, por nëse janë të shëndetshëm dhe nëse vendosin kështu, jo domosdoshmërisht, thotë koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara në vend, Rita Kolumbia, në lidhje me propozimin e fundit të Këshillit Fiskal të rrisë moshën e pensionit në 67 vjet.

"Gjëja më e rëndësishme është se duhet të jetë joobligative. Sepse për momentin nuk jam as e sigurt nëse njerëzit në moshën 67 vjeçare në Maqedoninë e Veriut sot janë në gjendje shëndetësore të vazhdojnë të punojnë në të njëjtën mënyrë siç kanë punuar më parë. Prandaj them që kjo çështje duhet të rishikohet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe patjetër t'u jepet mundësia personave mbi 60 vjeç që të jenë aktivë, të shëndetshëm dhe të aftë për punë, nëse vendosin kështu", thekson ajo.

Kolumbia thotë se vendi aktualisht po përballet me një divident të dytë.

"Quhet dividenti i dytë demografik, njerëzit jetojnë më gjatë dhe mund të kontribuojnë më gjatë në tregun e punës, në zhvillimin ekonomik të vendit. Pra, propozimi për të dalë në pension në moshën 67 vjeç, nuk e di nëse do të funksionojë mirë, por ajo që do të thoja është se investimi te njerëzit mbi 60 vjeç do të sjellë padyshim dividentë ekonomikë. Sepse nëse popullsia është më e vjetër se 60 vjeç, nuk duhet të them më e vjetër, dhe unë jam pothuajse në atë moshë, kështu që njerëzit mbi 60 vjeç, nëse bëhen më të shëndetshëm, nëse kanë një jetë aktive, nëse duan të vazhdojnë punën, ndoshta jo si karrierë të dytë, por mund të fillonin për shembull një biznes të vogël, por kjo duhet të jetë me zgjedhjen e tyre", thekson ajo.

Në intervistën me Kolumbian biseduam për fushatën "16 ditë aktivizim kundër dhunës me bazë gjinore", e cila po vazhdon, për situatën me barazinë gjinore në vend, për femicidin, për ndryshimet ligjore në atë drejtim dhe nëse ato janë të mjaftueshme, si dhe për mënyrat për t'u përballur me rritjen negative natyrore.

Video intervista me koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rita Kolumbia, do të publikohet e plotë nesër. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR