• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kolumbia do të nxjerrë gjësende nga një anije e fundosur, në vlerë prej miliarda dollarëve

Kolumbia do të nxjerrë gjësende nga një anije e fundosur, në vlerë prej miliarda dollarëve

Karakas, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Qeveria e Kolumbisë sot kumtoi se do të tentojë të nxjerrë në sipërfaqe gjësende dhe mbetje nga anija e fundosur "San Hoze" në vlerë të barabartë me disa mijëra euro. Anija ishte fundosur pas betejës detare afër qytetit Kartagjenë në brigjet karibiane në vitin 1708.

Ministri kolumbian i Kulturës, Huan David Korea tha se tentimet e para për nxjerrje të gjësendeve janë paraparë për në prill dhe maj, varësisht bnga kushtet e motit në Detin karibian. Në bazë të hulumtimit të deritnaishëm, vlerësohet se anija e fundosur përmban rreth 11 milionë monedha ari dhe argjendi, smeralde dhe shumë gjësende tët jera të vlefshme nga kolonitë e atëhershme spanjolle.

"Kjo është pasuri arkeologjike, jo pasuri e groposur. Kjo është mundësi të bëhemi vend, ndër të parët në hulumtimet nënujore arkeologjike", deklaroi Korea pas takimit me presidentin Gustavo Petra.

Korea shtoi se të gjitha gjësendet e nxjerra nga mbetjet do të zhvendosen në anije të marinës për analizë të mëtutjeshme. Mes gjësendeve janë gjetur edhe topa bronzi, vazo qeramike dhe porcelani dhe armë.

Anija e fundosur është gjetur në vitin 2015 me ndihmën e një ekipi ndërkombëtar të profesionsitëve, ndërsa vendi i saktë i gjetjes është fshehtësi shtetërore.

Në vitin 2018, Qeveria kolumbiane hoqi dorë nga planet për nxjerrjen e mbetjeve për shkak të kontestit juridik me kompaninë private e cila pohonte se ka të drejta ekskluzive për atë nxjerrje, në bazë të marrëveshjes së viteve të 80-ta të shekullit të kaluar me autoritetet e atëhershme. UNESKO ndërkohë i dërgoi letër Qeverisë së Kolumbisë ku shprehet shqetësim se nxjerrja e pasurisë për shkak të shitjes, në vend se për hulumtim të vlerës së saj historike, do të shkaktojë humje të pakthyeshme të trashëgimisë së konsiderueshme.

Kolumbia nuk është nënshkruese e Konventës së KB-së për të drejtën e detit, me çka do t'i nënshtrohej standardeve ndërkombëtare.

Anija ishte lëndë edhe e kontestit ndërkombëtar mes SHBA-së, Kolumbisë dhe Spanjës rreth asaj se cili vend i posedon të drejtat e pasurisë së fundosur. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR