• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Koks: KE do t'i dyfishojë përpjekjet për t'u ndihmuar vendeve nga Ballkani Perëndimor që të arrijnë përparim të dukshëm drejt eurointegrimit

Koks: KE do t'i dyfishojë përpjekjet për t'u ndihmuar vendeve nga Ballkani Perëndimor që të arrijnë përparim të dukshëm drejt eurointegrimit

Shkup, 20 tetor 2023 (MIA) - Këshilli i Evropës do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut dhe rajonin e Ballkanit Perënidmor për arritje të rezultateve të dukshme dhe matëse në reforma, porositi kryetari i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, Tini Koks në fjalimin hyrës në Konferencën për Dialog ndërkombëtar për avancimin e mëtutjeshëm të in tegrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, që shtëpia ligjvënëse e Republikës së Maqedonisë së Veriut e organizon së bashku me APKE-në.

"Përforcimi i rezistencës demokratike, respektimi i sundimit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut, promovimi i pajtimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe krijimi i kushteve për përparim më të fuqishëm ekonomik dhe social të Ballkanit Perënidmor tërë këto elemente së bashku mund të jenë investim efektiv gjeostrategjik në paqe, stabilitet dhe siguri demokratike për tërë Evropën siç edhe është formuluar në Rezolutën tonë të vitit të kaluar. Mu për atë shkak që Asambleja jonë Parlamentare beson se me atë që e ndihmon Shqipërinë, BeH-në, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kosovën për t'i realizuar aspiratat e veta për integrim më të ngushtë evropian është shumë me rëndësi jo vetëm për vetë vendet por edhe për kontinentin evropian dhe për 700 milionë qytetarët evropianë", tha Koks.

Ai foli për Agjendën e Selanikut të vitit 2003 dhe për dështimin për t'u shpërblyer përparimi, i cili, siç tha, e uli entuziazmin tek qytetarët nga ky rajon, e posaçërisht tek të rinjtë të cilët janë pesimistë për pikëpamjet për anëtarësim në BE. Vizioni evropian, sipas Koks, e humbi shkëlqimin e vet dhe sërish u paraqit etnonacionalizmi, ndërsa ky është shkaku, thotë, të jemi të brengosur, si dhe detyrë të veprojmë pa humbur më shumë kohë.

"Nuk mund t'ia lejojmë vetes këtë. Që këtej, Asamblea vitin e kaluar bëri thirrje për nxitje të re të procesit të zgjerimit. Prandaj Asambleja tani i shtyn vendet nga BP-ja t'u kthehen sfidave të pazgjidhura siç është klima e polarizuar politike e cila ndikon në bashkëpunimin mes forcave politike dhe ndonjëherë çon drejt qorr-sokaqeve interinstitucionale dhe konflikteve. Gjithashtu i nxisim vendet nga Ballkani Perënidmor t'u kthehen çështjeve të sundimit më të mirë dhe sundimit të së drejtës të cilat ndikojnë në pavarësinë e gjyqësisë dhe funksionimin e administratës publike si dhe luftën kundër korrupsionit. Asambleja jonë u bën thirrje vendeve nga BP t'u kthehen edhe çështjeve lidhur me të drejtat e pakicave nacionale dhe bashkësive pakicë dhe ndarjeve të përhershme sipas linjave etnike të cilat ndikojnë në shumë aspekte të jetëve tona", tha mes tjerash Koks.

Sipas tij, ka shumë për t'u bërë, por Këshilli i Evropës është këtu i gatshëm të ndihmojë me ekspertizën e vet në fusha të të drejtave të njeriut dhe sundimit të së drejtës.

"Asambleja dëshiron KE-ja t'i dyfishojë përpjekjet për t'i ndihmuar vendet nga BP të krijojnë përparim të dukshëm drejt realizimit të kritereve për zgjerimin e BE-së. KE-ja gjithashtu duhet të luajë rol më të madh në promovimin e bashkëpunimit efektiv dhe inkluziv rajonal, normalizimit të marrëdhënieve dhe zgjidhjes së kontesteve bilaterale krah për krahu me BE-në dhe aktorët e tjerë. U bëjmë thirrje të gjitha vendeve anëtare të KE-së t'i mbështesin përpjekjet e vendeve të BP-së për ta vazhduar eurointegrimin e tyre, ta mbështesin zbatimin e aktiviteteve nga fusha e bashkëpunimit përfshirë edhe në nivel parlamentar dhe të sigurohet se BP do të ketë përpairm drejt realizimit të kritereve për anëtarësim në BE", theksoi mes tjerash Koks.

Ai gjatë kësaj e nënvizoi vendimin e Asamblesë Parlamentare të KE-së të ketë rol më të madh në perspektivën evropiane në rajonin e BP-së.

"Jetojmë në kohë të rrezikshme dhe ky rajon e dinë mirë këtë. Por sfidat mund të tejkalohen nëse dëshirojmë, mundësitë të shfrytëzohen, zgjidhjet mund të gjinden nëse guxojmë. Historia tashmë është shkruar, por e ardhmja akoma jo, ajo është e jona dhe e juaja", porositi Koks në fjalimin e tij. ab/

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR