• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kokaina e konfiskuar prej 160 kilogramëve ishte fshehur në një kontejner me banane

Kokaina e konfiskuar prej 160 kilogramëve ishte fshehur në një kontejner me banane

Athinë, 3 qershor 2023 (MIA) - Në një kontejner me banae që arriti në Greqi nga Amerika Latine u zbuluan 161 kilogramë e 23 gramë kokainëm që në të vërtetë është dërgresa e dytë e lidhur me atë prej fillimit të majit kur policia e vendit tonë dhe ajo greke, në koordinim me DEA-n amerikane konfiskuan 104 kilogramë kokainë dhe u arrestuan gjithsej 14 persona në Maqedoni të Veriut dhe Greqi, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Siç kumtoi dje MIA, nga MPB e vendit tonë konfirmuan se në rrjedhë është aksion i madh, por paralajmëruan se hollëtisët do të kumtohen pas përfundimit të plotë të aksionit që po e zhvillojnë policitë e të dy vendeve, në koordinim me DEA-n, ndërkaq në të cilin është konfiskuar kokainë e cilësisë së lartë në vlerë prej mbi 10 milionë euro.

Nga policia greke sot kumtuan se bëhet fjalë për "një prej sasive më të mëdha të kokainës të zbuluara në territorin grek".

Shefi i sektorit për marrëdhënie me opinionin i policisë në[ Selanik, Hristos Dimitrakopulos sqaroi se pas konfiskimit të sasisë prej 104 kilogramë e 600 gramë të koakinës në fillim të muajit të kaluar, kur ishte asgjësuar organizata shumëanëtarëshe e krimit dhe u arrestuan 10 persona në Greqi dhe katër në Maqedoni të Veriut, patën informata se në portin e Athinës do të arrijë dërgesë e re me banane dhe kokainë të fshehur.

Me urdhër të gjykatësit hetues, dërgesa u konfiskua dhe dërgua në portin në Selanik. ku dje ishte kryer bastisje, pas çka u zbulua se në pjesë të posaçme të jashtme ishin fshehur 100 paketime me gjithsej 161 kilogramë e 23 gramë kokainë, ndërsa vlerësohet se vlera e saj është minimum 3.200.000 euro.

Për rastin e parë në fillim të majit në Greqi u arerstuan dhjetë persona, ndërsa nëntë prej tyre iu caktua masa e paraburgimit.

Foto dhe video: Policia greke

QËNDRONI TË LIDHUR