• e enjte, 26 dhjetor 2024

Koco: Ngjarjet në Këshillin Gjyqësor janë anomi, mosrespektim i ligjit dhe moralit

Koco: Ngjarjet në Këshillin Gjyqësor janë anomi, mosrespektim i ligjit dhe moralit

Shkup, 30 prill 2023 (MIA) - Ngjarjet në Këshillin Gjyqësor janë anomi, mosrespektim i ligjit dhe mungesë e normave morale, deklaroi ish-gjykatësja Supreme, Vera Koco.

Në intervistën për Radio Evropa e Lirë ajo thotë se ambasadorja amerikane me të drejtë ka reaguar në Gjykatën e Apelit, ndërsa arsyetimi i Apelit "nuk qëndron".

"Kjo tani që ndodhi në Këshillin Gjyqësor, disi pritej që një gjë e tillë të ndodhte. Jo se ajo (kryetarja Vesna Dameva) u tregua e paaftë në kryerjen e detyrave të saj, por të menaxhosh një Këshill të tillë, një organ të tillë që duhet të kujdeset për autonominë dhe pavarësinë e gjithë gjyqësorit në vendin tonë, është me të vërtetë një detyrë e vështirë dhe e ndërlikuar. Tani ajo që ndodhi e fundit, do të them një fjalë greke që do të thotë anomie. Çfarë është anomia? Do të thotë mosrespektim ose mosekzistencë të dispozitave ligjore dhe mungesë të normave apo vlerave morale. Përkundrazi, kjo që po ndodhte për mua është një ngjarje anomatike", thotë gjyqtarja Koco.

Sipas saj, të reagohet në këtë mënyrë, pavarësisht nëse ajo e përmbush në mënyrë solide funksionin e saj në këto katër muaj e gjysmë, është me të vërtetë sfidë e madhe, por ajo që ka ndodhur është e palejueshme nga zëvendësi i saj. 

"Se si i ka menachuar gjendjet në Këshill, unë nuk e di. Por, kjo që ndodhi është e palejueshme. Nuk është e lejueshme nga zëvendësi i saj, t'i japë të drejtë vetes në prani të saj ta ndërmarrë udhëheqjen e seancës, të hedhë gjëra të cilat nuk janë të hetuara dhe në mënyrën më të thjeshtë t'u bëjë thirrje të pranishmëve të votojnë për shkarkimin e saj. Me çfarë të drejte? Nuk ka të drejtë të tillë, pasi që me Ligjin për këshillin gjyqësor nuk është paraparë shkarkimi i kryetarit të Këshillit Gjyqësor", tha Koco.

Potencon se ka procedurë të shkarkimit të një anëtari të Këshillit Gjyqësor, por paraprakisht duhet të udhëheqë procedurë disiplinore, pastaj, shton Koce derisa përcaktohen rrethanat e nevojshme lidhur me ndonjë mosrespektik ose moszbatim të punës së Këshillit Gjyqësor, por në këtë rast u kapërcyen të gjitha këto gjëra.

"Fillimisht, nuk pati dispozitë ligjore në këtë kuptim, së dytë vetë seanca siç zbatohej ishte krejtësisht jodinjitoze dhe jashtë të gjitha vendimeve ligjore", tha midis tjerash, ish-gjykatësja e Gjykatës Supreme Koco.

FOTO: Brifingu i mëngjesit

QËNDRONI TË LIDHUR