• e premte, 27 dhjetor 2024

Kociq: Dëshirojmë të shohim nëse, kur dhe nga ana e kujt janë bërë keqpërdorimet e mundshme në onkologji

Kociq: Dëshirojmë të shohim nëse, kur dhe nga ana e kujt janë bërë keqpërdorimet e mundshme në onkologji

Shkup, 5 tetor 2023 (MIA) - Deputeti i LSDM-së, Nenad Kociq sot deklaroi se ai dhe grupi i tij i deputetëve janë mët ë interesuarit të shohin nëse, kur dhe nga ana e kujt janë bërë keqpërdorimet e mundshme me terapitë në Klinikën për onkologji.

"Sot praktikisht fillon me punë Komisioni anketues për ngjarjet në Klinikën për onkologji. Sipas propozimit të opozitës prnauam të marrim pjesë aktivisht në punën e këtij komisioni. Në mënyrë të qartë dëshiroj të them se jemi më se të in teresuar të zbulohet nëse ekziston ndonjë përgjejgësi e mundshme tek funksionarët në ngjarjet në Klinikën për onklogji. Absolutisht qëndrojmë kundër keqpërdorimit të parave të popullit që kjo Qeveri i ka ndarë për terapi biologjike dhe jemi të interesuar të shohim nëse, kur dhe nga ana e kujt me emër dhe mbiemër janë bërë keqpërdorimet e mundshme me terapinë e njejtë", tha Kociq.

Shëndeti dhe jeta e qytetarëve, siç tha, është para dhe mbi të gjithat, dhe nëse kush do ka guxuar ta keqpërdorë funkskionin e vet, besimin dhe paratë me të cilat është siguruar kjo terapi, atëherë duhet qartë të thuhet në opinion se ai dikush apo ajo dikush e ka bërë.

Theksoi se ata do të punojnë profesionalisht dhe pa politizim dhe se si grup i deputetëve dëshirojnë të tregojnë përgjegjësi, por edhe të kërkojnë përgjegjësi nga njerlzit të cilët kanë kryer funksione, pa dallim nëse bëhet fjalë në organe shtetërore apo në fushën e shëndetësisë.

Kociq tha se gjithashtu, puna e tyre do të duhej të përçonte porosi se nuk guxojnë të keqpëdoren funksionet apo pozitat, duke i shkelur me atë rast ligjet dhe akoma më keq, duke e rrënuar shëndetin apo jetën e bashkëqytetarëve tanë.

Një anëtar tjetër i komisionit, Arben Ziberi nga BDI, në deklaratë për mediumet tha se pret që partitë politike të mos shohin të përfitojnë pikë politike, sepse bëhet fjalë për shëndetin e njerëzve, kështu që, siç theksoi, më se adekuate do të ishte të gjithë të kontribuojmë që të gjenden, nëse ekzistojnë, fajtorët. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR