• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kocarev: Sfidat sot janë nga sfera shpirtërore dhe ekonomike, duhet një dokument themelor i përgatitur nga AMSHA-ja

Kocarev: Sfidat sot janë nga sfera shpirtërore dhe ekonomike, duhet një dokument themelor i përgatitur nga AMSHA-ja

Shkup, 9 tetor 2023 (MIA) - Sfidat me të cilat përballemi sot janë shpirtërore dhe ekonomike. Shteti ka nevojë për një dokument themelor, i cili do të përgatitet nën drejtimin e ASHMA-s, së bashku me universitetet dhe odat ekonomike, pa pjesëmarrjen e pushtetit ekzekutiv. Mirëpo, nuk mjafton vetëm krijimi i një dokumenti të tillë, por duhet edhe zbatimi i tij në vazhdimësi, tha kryetari i ASHMA-së, Lupço Kocarev.

Ai sot në fjalimin e tij me rastin e 56-vjetorit të ekzistencës së ASHMA-së tha se sfida e parë me të cilën përballet vendi është që të kuptojnë disa politikanë, intelektualë dhe qytetarë të RMV-së se na duhet dikush nga jashtë për të vendosur rendin dhe sundimi i ligjit, për të zbatuar parimet demokratike brenda shtetit.

Duke folur për procesin e anëtarësimit në BE, Koxarev tha se vendi ende nuk është i gatshëm të bëhet anëtar i plotë i Unionit, por edhe se Unioni nuk ka kapacitet demokratik për të na pranuar në radhët e tij.

"Jam thellësisht i bindur se e vetmja rrugëdalje për Maqedoninë është që ajo të harrojë momentin e ëndrrës së pashpresë dhe të rreme për BE dhe t'i kthehet vetes. Maqedonia mund dhe duhet të luftojë për të ardhmen e saj", tha Kocarev.

 

Sa i përket ekonomisë, ai tha se ekonomia botërore, evropiane dhe ajo e Maqedonisë po përballen me një periudhë të inflacionit të lartë, borxhit të lartë të sektorit privat dhe publik, ndërprerje të zinxhirëve të furnizimit dhe krizë energjetike.

"Në kohë të tilla të stuhishme ekonomike, rruga e zgjedhur nga Maqedonia, një rrugë pa vazhdimësi, një rrugë në të cilën çdo qeveri kthehet në pozicionin e saj fillestar, është e gabuar dhe joproduktive dhe çon në rrënim", tha Kocarev.

Kocarev në fjalimin e tij nënvizoi se ASHMA duhet të hapë debat për themelimin e Departamentit për shkenca humane, për të cilin, siç tha ai, duhet një debat i përgjithshëm në Kuvendin e ASHMA-së për këtë propozim.

Sipas Kocarev, është koha që ASHMA t'i përshtatet prirjeve moderne shkencore kur bëhet fjalë për klasifikimin e shkencave.

Si aktivitete më domethënëse të Akademisë, të realizuara gjatë këtyre tre viteve e nëntë muajve, Kocarev veçoi përkujtimin e 30-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit, përkujtimin e 100 vjetorit të lindjes së themeluesve të ASHMA-së, akademikët Blazhe Koneski, Slavko Janevski dhe Aco Shopov dhe zgjedhja e anëtarëve të rinj të ASHMA-së në Kuvendin e 20-të zgjedhor të Akademisë.

Me rastin e shënimit të 56-vjetorit, Kocarec sot ia ndau Sofia Miloradoviqit dhe Branko Toshoviqit mirënjohjen ndërkombëtare “Blazhe Koneski”. ls/

 

Фото/ МИА

QËNDRONI TË LIDHUR