• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Koalicioni Të Gjithë për Gjykime të Drejta: Gjatë përzgjedhjes së gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit, sërish është bërë devijim nga renditja e kandidatëve

Koalicioni Të Gjithë për Gjykime të Drejta: Gjatë përzgjedhjes së gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit, sërish është bërë devijim nga renditja e kandidatëve

Shkup, 15 nëntor 2023 (MIA) - Në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor, gjatë përzgjedhjes së gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit në Shkup, sërish është bërë devijim nga ranglista e kandidatëve, pa arsyetime adekuate për çdo devijim, gjegjësisht për secilin kandidat individualisht, citon Koalicioni Të Gjithë për Gjykime të Drejta në kumtesën për opinionin.

Në vend të kësaj, thuhet në kumtesë, anëtarët e Këshillit vetëm deklaruan se për shkak të lëshimeve në metodologjinë e renditjes së kandidatëve, "përcaktues do të jenë parametrat dhe kriteret e tjera", pa specifikuar se cilat kritere dhe në bazë të cilës rregullore.

"Koalicioni ka reaguar disa herë deri më tani për faktin se Këshilli Gjyqësor ka devijuar nga renditja e përcaktuar e kandidatëve për gjyqtarë në një gjykatë më të lartë, pa dhënë asnjë shpjegim për devijimin. Në këtë drejtim, Këshilli kritikohet vazhdimisht edhe nga sektori civil për mungesën e arsyeve për votat e dhëna kundër një kandidati, si dhe për arsyet e përgjithshme, gjenerike dhe abstrakte të dhëna për vendimet e përzgjedhjes, të cilat praktikisht përsëriten për të gjithë kandidatët", thekson Koalicioni Të gjithë për Gjykime të Drejta.

Në fund, shtojnë nga aty, 73 për qind e gjyqtarëve në hulumtimin e fundit kanë theksuar se nuk besojnë që përzgjedhja e gjyqtarëve në një gjykatë më të lartë është bërë në bazë të kritereve objektive.

"Me këtë thekson në konkluzionin se Këshilli Gjyqësor urgjentisht duhet të bëjë ndryshime në këtë praktikë të saj, nëse për të njëjtën ka vullnet dhe kapacitet", citon Koalicioni Të Gjithë për Gjykime të Drejta.

Këshilli Gjyqësot sot i zgjodhi Gabriela Gajdova, Aleksandra Ristevska, Vesna Dimishkova dhe Osman Shabani gjyqtarë nga fusha penale në Gjykatën e Apelit Shkup. Me këtë, Këshilli Gjyqësor e plotësoi Gjykatën e Apelit Shkup me gjithsej tetë gjyqtarë të rinj, pasi paraprakisht në seancën e sotme, zgjodhi edhe katër gjyqtarë nga fusha civile - gjyqtarët Aleksandar Shopov, Irena Kostadinova Angelova, Natalia Doneva dhe Ilir Sulejmani.

Këto janë zgjedhjet e para për një gjykatë të shkallës së dytë të kryera në bazë të metodologjisë së zhvilluar sipas ligjit të ri për Këshillin Gjyqësor. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR