• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Koalicioni "Të gjithë për gjykim të drejtë" do të prezantojë të dhëna nga hulumtimi në fushën e gjyqësorit

Koalicioni

Shkup, 18 dhjetor 2024 (MIA) - Koalicioni "Të gjithë për gjykim të drejtë" sot do të organizojë konferencë përfundimtare ku do të prezantohen të dhënat e hulumtimeve të zbatuara nga fusha e gjyqësorit.

Ngjarja është pjesë e Programit vjetor për punë për vitin 2024 implementimi i të cilës, siç citon Koalicioni, financiarisht është mbështetur dhe mundësuar nga Komisioni Evropian përmes Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut.

Në kuadër të këtij projekti është bërë monitorimi i seancave të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë të RMV-së. Gjithashtu, në këtë konferencë do të prezantohen të dhënat nga monitorimi i kryer gjyqësor i procedurave penale dhe civile në gjykatat e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përveç këtyre dy analizave, në konferencë Koalicioni do të prezantojë edhe të dhënat e marra nga hulumtimi gjithëpërfshirës që është bërë për efikasitetin e gjykatave dhe prokurorive publike në prizmin e nevojave për burime njerëzore", informon organizatori.

Fjalime hyrëse do të kenë Darko Avramovski, drejtor ekzekutiv i Koalicionit "Të gjithë për gjykim të drejtë", Mihalis Rokas, shef i Delegacionit të BE-së në vend dhe Besa Ademi, kryetare e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Konferenca përfundimtare është aktiviteti i fundit në kuadër të këtij projekti edhe krahas prezantimit të të dhënave nga hulumtimi, janë parashikuar fjalime dhe diskutim.  sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR