• e shtunë, 23 nëntor 2024

KNBE- MK do të mbajë sesion për rolin e të dhënave të besueshme si parakusht për luftën kundër korrupsionit

KNBE- MK do të mbajë sesion për rolin e të dhënave të besueshme si parakusht për luftën kundër korrupsionit

 Shkup, 10 shtator 2024 (MIA) - Konventa Nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut (KNBE-MK) sot do ta mbajë sesionin e 4-të të Grupit Punues 6 (Kapitulli 5-Prokurimet Publike; Kapitulli 18-Statistikat; Kapitulli 32- Kontrolli financiar) me temë "Të dhënat të cilave u besojmë: Parakusht për një ekonomi më të fortë dhe luftë efektive kundër korrupsionit".

Në sesion fjalime hyrëse do të kenë koordinatorja nacionale e KNBE-MK dhe kryetarja e Lëvizjes Evropiane, Mileva Gjurovska dhe Gonce Jakovlevska nga Qendra Maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar. 

 Në pjesën e parë do të mbahet panel diskutim në të cilin do të marrë pjesë guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska Bezhoska, u. d.  drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave Dejan Stankov, si dhe Emilia Siçikova - Beblava, drejtoreshë e Institutit për Politika Publike të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Ekonomike në Universitetin Komenius në Bratislavë dhe Mojmir Mrak, profesor dhe drejtues i Zhan Mone, katedra e Njësisë Akademike për Para dhe Financa në Fakultetin Ekonomik në Universitetin në Lubjanë.

 Siç bënë të ditur organizatorët, në pjesën e dytë me ekspertizë do të prezantohen Maj Erikson Goter dhe Dragan Tevdovski.

Diskutime  do të kenë edhe edhe Joana Maxhoska, ekonomiste në Bankën Botërore dhe Bllagoja Pandovski, kryetar i "Transparensi Interneshënëll - Maqedoni". 

Në këtë sesion dialogu do të  kushtohet në çështjet rreth kuptimit dhe rolit të të dhënave statistikore në tendencat zhvillimore të shoqërive moderne. 

 "Të dhënat statistikore të sakta, të qëndrueshme, neutrale dhe në kohë janë jashtëzakonisht të rëndësishme për marrjen e vendimeve të sakta. Gjithashtu, të dhënat e besueshme dhe të krahasueshme janë bazë fillestare në krijimin e politikave publike dhe dokumenteve të tjera strategjike", theksojnë organizatorët.

Bashkimi Evropian, nëpërmjet EUROSTAT-it, zhvillon metodologji unike për mbledhjen e të dhënave që ndihmojnë në krijimin e të dhënave statistikore të krahasueshme ndërmjet shteteve-anëtare, ndër të cilat veçanërisht kanë statistikat ekonomike përmes të cilave menaxhohen politikat ekonomike. Në atë drejtim, statistikat nacionale të shteteve - kandidate për anëtarësim në BE duhet të sigurojnë të dhëna të besueshme dhe krahasuese përmes të cilave do të vlerësohet progresi në proceset reformuese dhe përmbushja e kritereve të Agjendës Evropiane. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR