KME Manastir ka vënë në funksion dy blloqe dhe furnizon me energji elektrike
- KME Manastir vuri në funksion dy blloqe dhe furnizon me energji elektrike sistemin elektroenergjetik të Maqedonisë, kumtoi SHA EMV, filial i KME "Manastir". Siç theksohet, Bllok 1 është vendosur në funksion në orën 11:45, ndërsa më herët, gjatë fundjavës, në rrjet ishte edhe Blloku 3.
Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - KME Manastir vuri në funksion dy blloqe dhe furnizon me energji elektrike sistemin elektroenergjetik të Maqedonisë, kumtoi SHA EMV, filial i KME "Manastir". Siç theksohet, Bllok 1 është vendosur në funksion në orën 11:45, ndërsa më herët, gjatë fundjavës, në rrjet ishte edhe Blloku 3.
Blloku 1 i KME Manastir ishte jashtë funksionit që nga e premtja për shkak të ndërprerjes së mbledhësit 110 kilovolt të MEPSO. Për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike janë shtyrë edhe operacionet e vënies në funksion të bllokut 3.
"Përkundër problemeve të shkaktuara nga ndërprerja, ekspertët e KME Manastirit në kohë rekord i kanë bërë të gatshme për punë termocentralet dhe kombinati nga sot prodhon energji elektrike nga dy blloqe", thekson EMV.
Aktivitetet e remontit të bllokut 2 të KME Manastir vazhdojnë sipas dinamikës së parashikuar. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s