Kluge: Ukraina është katastrofë e madhe humanitare
- Post By Sheriban Kllokoci
- 19:39, 8 mars, 2022
Kopenhagë, 8 mars 2022 (MIA) – Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropë, dr. Hans Kluge deklaroi se invazioni mbi Ukrainën është "katastrofë e madhe humanitare".
Ai për Bi-Bi-Si (BBC World) theksoi se OBSH tani i ka tre prioritete.
Kluge si prioriteti të parë e theksoi sigurimin e materialeve mjekësore për rajonet e goditura në Ukrainë, para së gjithash oksigjen por edhe komplete për traumë dhe mbrojtje shëndetësore bazë si trajtime për diabet dhe sëmundje zemre.
Prioriteti i dytë i OBSH-së është përforcimi i sistemeve për mbrojtje shëndetësore në shtetet fqinje në Ukrainë, ku rritet numri i refugjatëve vazhdon të rritet.
Derisa prioriteti i tretë është hapja e qendrës operative të OBSH-së në Ukrainë.