• e enjte, 26 dhjetor 2024

Klubi i hulumtuesve të bankës popullore do ta mbajë mbledhjen e 46-të

Klubi i hulumtuesve të bankës popullore do ta mbajë mbledhjen e 46-të

Shkup, 30 mars 2023 (MIA) - Në Bankën popullore do të mbahet mbledhja e 46-të e Klubit të hulumtuesve.

Në sesion do të prezantohen punimet: "Negocio për pjesëmarrjen tënde: Roli i fuqisë negociuese të punëtorëve për pjesëmarrjen e punës, me theks në tranzicionin" nga Marjan Petreski dhe Stefan Tanevski dhe "Ndikimi i kreditimit ndaj aktivitetit ekonomik në Republikën e Maqedonisë së Veriut", nga Borçe Trenovski dhe Dashmir Saiti.

Pas prezantimit të punimeve është paraparë diskutim.

Klubi i hulumtuesve të Bankës popullore është platformë e hapur për prezantim dhe diskutim të punimeve shkencore hulumtuese, posaçërisht në domenin e politikës monetare dhe makroekonomisë. Punimet të cialt prezantohen në sesionet e Klubit duhet të jenë të punuara në pajtim me trendet dhe standardet  e hulumtimeve bashkëkohore, që nënkupton analizë empirike, si dhe konkludime të sistematizuara nga hulumtimi.

Në sesionet e Klubit si platformë për diskutim dhe këmbim të mendimeve profesionale, mund të prezantohen rezultate dhe njohuri edhe nga hulumtimi/punimi në verzionin punues. ab/

Foto: Klubi i hulumtuesve 

QËNDRONI TË LIDHUR