• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Klisarovska: Tek ne incidencë e lartë prej 20 rasteve të reja me kancer të qafës së mitrës në 100 mijë gra

Klisarovska: Tek ne incidencë e lartë prej 20 rasteve të reja me kancer të qafës së mitrës në 100 mijë gra

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - Në vendin tonë ka incidencë të lartë të 20 rasteve të reja me kancer të qafës së mitrës për 100 mijë gra, krahasuar me atë që duhet të synojmë, dy deri në katër raste të reja për 100,000 gra. Kështu u tha sot pasdite në konferencën për media të Shoqatës për patologji të qafës së mitrës dhe kolposkopi në Maqedoni në bashkëpunim me Shoqatën e patologëve dhe Shoqatën për radiologji dhe onkologji me rastin e javës për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës - nga 22 deri më 28 janar.

Kryetarja e Asociacionit për radiologji dhe onkologji, Violeta Klisarovska tha se kanceri i qafës së mitrës është një problem serioz shëndetësor nga më shumë aspekte. 

"Aspekti i parë do të ishin të dhënat statistikore. Rreth 600 mijë gra në nivel global evropian sëmuren. Gjysma e tyre e humbin betejën me sëmundjen. Incidenca, për fat të keq, tregon një shpërndarje johomogjene që në pjesën më të madhe i prek vendet në zhvillim, mes të cilëve edhe vendin tonë. Shpërndarja është gjithashtu johomogjene për sa i përket vdekshmërisë, përsëri me vdekshmërinë më të lartë në vendet në zhvillim. Në Maqedoni, incidenca është diku rreth 20 raste të reja për 100 mijë gra që është një incidencë mjaft e lartë, nëse e krahasojmë me atë që duhet synuar dy deri në katër raste të reja për 100 mijë gra", sqaron Klisarovska.

Ajo shtoi se aspekti i dytë që e bënë këtë sëmundje mjaft serioze është mosha.

"Kjo sëmundje prek gratë e reja në fazën riprodhuese të jetës së tyre, me efektin më të madh të moshës, në popullatën e moshës 45 deri në 50 vjeç. Por, praktika klinike tregon se ka gjithnjë e më shumë raste, po rritet edhe përqindja e femrave më të reja se 35 vjet", theksoi Klisarovska.

Ajo iu referua edhe aspektit të tretë të ashpërsisë, trajtimit, pritshmërive të trajtimit, duke folur për fazat e sëmundjes dhe duke theksuar se skriningu është shumë i rëndësishëm dhe nëse nuk ka përcaktim përmes skriningut të paktën të zbulohet sëmundja në fazën e hershme kur është e mundur dhe me cilësi të mirë shërim qind për qind.

Në pyetjen e gazetarëve, kryetari i Shoqatës së mjekëve dhe Shoqatës për patologji dhe kolposkopi të qafës së mitrës, Goran Dimitrov tha se që nga viti 2017 grupi punues ka hartuar një protokoll se sa ngadalë duhet të shkohet drejt tij, për të pasur HPV si skrining parësor. Ai shtoi se po punohet në atë pjesë dhe shpreson se do të realizohet.

Kryetari i Shoqatës së Patologëve, Rubens Jovanoviq iu referua situatës në vitet e kaluara.

Koordinatorja nacionale për imunizim, Alekandra Grozdanova, tha se kanceri i qafës së mitrës sipas të dhënave të tyre të cilat janë pak a shumë relevante në rajonin evropian është i dyti më i shpeshtë në mesin e popullatës femërore nga 15 deri në 45 vjeç, pas kancerit të gjirit.

Shefja e zyrës së UNFPA-së, Afrodita Shala, shpreson se përveç kësaj jave, edhe pse ajo e përkushtuar posaçërisht për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, çdo ditë, 365 ditë në vit do të jetë e mundur të ndikohet.

Përfaqësuesja speciale e OBSH-së për Maqedoninë e Veriut, Ane Johansen theksoi se është shumë e rëndësishme ngritja dhe përhapja e vetëdijes.

“Është vërtetë e trishtueshme që i kemi të gjitha mjetet në dispozicion e megjithatë ajo mbetet një nga sëmundjet më të zakonshme që prek femrat”, tha Johansen. qa/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR