• e enjte, 26 dhjetor 2024

Klinika e oftalmologjisë pajiset me mikroskop modern

Klinika e oftalmologjisë pajiset me mikroskop modern

Shkup, 16 shtator 2024 (MIA) - Klinika shtetërore e syve në Shkup sot u pajis me një mikroskop kirurgjik që do të mundësojë procedura sipas teknologjisë më moderne, me saktësi maksimale.

Siç deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, bëhet fjalë për një aparat shumë të rëndësishëm në funksionimin e oftalmologjisë moderne.

"Me këtë mikroskop trajtohen edhe segmentet e përparme edhe ato të pasme të syrit. Po bëjmë një hap përpara në trajtim më të mirë dhe ofrim më të mirë të shërbimeve shëndetësore", theksoi Taravari.

Sipas tij, ka një kuadër të edukuar që e njeh dhe do ta përdor intensivisht mikroskopin.

"Parashikimet janë që me mikroskopin e ri të kryhen rreth 200 operacione në muaj ose përafërsisht 2.000 në vit", potencoi ministri.

Tani për tani, siç vlerëson, Klinika e oftalmologjisë është e pajisur mirë megjithëse asnjëherë nuk ka pajisje të mjaftueshme.

Në promovimin e mikroskopit u theksua se Klinika momentalisht ka tri salla kirurgjikale të pajisura plotësisht, ndërsa në periudhën e ardhshme fokusi do të jetë në zhvillimin e procedurave kirurgjikale dhe diagnostike tashmë të zbatuara. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR