Klinika e Fëmijëve në Shkup ka marrë çertifikatë për cilësinë në punë nga vlerësuesit e jashtëm
- Institucioni Publik Shëndetësor Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup ka përfunduar me sukses procesin e akreditimit për standardet dhe kriteret cilësore të veprimtarisë shëndetësore, me çka është pajisur me certifikatë me vlefshmëri për tre vjet, informojnë sot nga institucioni.
- Post By Fami Bajrami
- 11:36, 17 qershor, 2024
Shkup, 17 qershor 2024 (MIA) - Institucioni Publik Shëndetësor Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup ka përfunduar me sukses procesin e akreditimit për standardet dhe kriteret cilësore të veprimtarisë shëndetësore, me çka është pajisur me certifikatë me vlefshmëri për tre vjet, informojnë sot nga institucioni.
Ashtu siç sqarojnë, Agjencia për Cilësi dhe Akreditim të Institucioneve Shëndetësore (ACAISH), në fund të javës së kaluar iu ka ndarë çertifikatën e akreditimit drejtoreshës së mjekësisë Valentina Cvejoska Çolakovska dhe drejtorit organizativ Arkin Jahiji, si dhe anëtarëve të ekipit të Klinikës.
Cvejoska Çolakovska në deklaratën me shkrim sqaron se ky është akreditimi i tretë radhazi i klinikës, përndryshe është i dyti me afat të vlefshëm prej tre vitesh.
"Me këtë klinika jonë konfirmoi dhe e dëshmoi përmirësimin e cilësisë së punës së saj, duke krijuar kushte, procese dhe procedura sa më të mira në drejtim të trajtimit të shëndetit të fëmijëve dhe organizimit të shërbimeve mjekësore. Shpreh mirënjohjen time të pamatur për të gjithë punonjësit që punuan maksimalisht, me përkushtim dhe profesionalizëm gjatë gjithë këtyre viteve për të arritur këtë qëllim, veçanërisht për anëtarët e ekipeve dhe Komisionit për Përmirësimin e Cilësisë së Aktivitetit Shëndetësor", theksoi Cvejoska Çolakovska.
Klinika e fëmijëve ishte ndër tre institucionet e para të akredituara shëndetësore në vend, thuhet në kumtesë, pasi dhjetë vite më parë filloi procesi i akreditimit për cilësinë e shërbimeve shëndetësore përmes ACAISH-it.
Procedura për vlerësimin e jashtëm të Klinikës së Fëmijëve është realizuar nga ekipi i ekspertëve – vlerësues të jashtëm të vlerësuar, të caktuar nga Agjencia për Cilësi dhe Akreditim të Institucioneve Shëndetësore dhe është realizuar në gjysmën e dytë të muajit maj të këtij viti.
"Vlerësimi i jashtëm është pjesa më e rëndësishme e procesit të akreditimit të objektit shëndetësor, thuhet në kumtsën e Klinikës së Fëmijëve. rq/
Foto: Klinika e Fëmijëve