• e shtunë, 29 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Klekovski: Kujdesi për pacientët nga zjarri në "Puls" ka përfunduar, nga nesër do të fokusohemi në planifikimin e hapave të ardhshëm

Klekovski: Kujdesi për pacientët nga zjarri në

Shkup, 19 mars 2025 (MIA) - Për momentin në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në Shkup   janë duke bërë plane  në cilën fazë sa pacientë duhet të përfshihen me intervenim kirurgjikal për rikonstruimin e indit të djegur nga zjarri në klubin “Puls” në Koçan, informoi sot drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski.

 "Ndërhyrje të tilla edhe në të kaluarën janë kryer në Klinikë, nga ku do të na informojnë për ritmin dhe  në përputhje me këtë do të fillojmë të punojmë. Sot duhet të përfundojë faza e transportit të pacientëve jashtë vendit, e cila do të mundësojë përqendrimin e plotë në planifikimin e hapave të ardhshëm në vend, që nuk janë vetëm transplantimi i lëkurës, por do të ketë edhe procedura të tjera të nevojshme, pasi disa nga trajtimet do të jenë më afatgjatë. Duhet të përgatitemi që disa nga pacientët t'i kthejmë në vend dhe të mund të vazhdojmë trajtimin e tyre", tha Klekovski në përgjigjen e pyetjes në konferencë për shtyp në Qeveri.

 Nga nesër, shtoi, jemi duke u fokusuar në planifikimin e hapave të ardhshëm, pasi kujdesi për këta pacientë ka përfunduar.

"Tashmë kanë filluar çregjistret e para nga klinikat dhe mund të planifikojmë hapat e ardhshëm, të cilët mund të zgjasin një ose dy vjet. Që të mos ketë ngecje në shërbimet shëndetësore për qytetarët e tjerë, për momentin duam që pacientët e lënduar nga klubi "Puls" t'i transferojmë në dy spitale", theksoi Klekovski. 

 I pyetur nëse planifikohet rihapja e Qendrës për Djegie në Klinikën për sëmundje kirurgjikale "Shën Naum Ohri" në Shkup, e cila u mbyll në vitin 2016,  tha se do ta bëjnë këtë nëse ekipi i ekspertëve thotë se ka nevojë.

 Theksoi se me aksidente si ky në Koçan askush nuk mund t'i përballojë i vetëm, madje as shtetet më të mëdha dhe më të organizuara se e jona, dhe shtoi se pikërisht për këtë ekzistojnë mekanizmat evropianë të solidaritetit që aktivizohen dhe i shpërndajnë të lënduarit.

 Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR