• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kjob: Qeveria e re ka vendosur qëllime të mira, por duhet ë shihet realizimi i tyre

Kjob: Qeveria e re ka vendosur qëllime të mira, por duhet ë shihet realizimi i tyre

Shkup, 31 tetor 2024 (MIA) - Qeveria e re ka vendosur qëllime të mira, por duhet të shihet realizimi i tyre, nëse do të rriten shpenzimet kapitale dhe nëse do të ulen shpenzimet rrjedhëse, sepse nga ajo që deri më tani e kemi parë, rrogat ende po rriten plotësisht, pensionet po rriten, ndërsa kjo duhet të kontrollohet, porositi sot Anet Kjob, shefe e Misionit të FMN-së për Maqedoninë e Maqedonisë.

"Premtimi është i mirë, është vendosur qëllim i mirë, prioriteti i vërtetë - të rriten shpenzimet kapitale përballë shpenzimeve rrjedhëse. Kuptohet kjo duhet të shoqërohet me të gjitha hapat e domosdoshëm për garantim se do të punohet për shpenim efikas, në kuptimin e menaxhimit efikas të shpenzimit të parave publike, të çrrënjoset korrupsioni, të zgjedhen projekte të cialt do të kenë impakt më të madh të rritjes", thotë Kjob në intervistë për TV Sitel.

Thekson se nuk duhet vetëm të rriten investimet kapitale, por prioritet të marrin projektet e dokumentuara dhe përpunuara mirë.

Sipas saj, rritja lineare e pensioneve për të gjithë pensionistët me siguri nuk është hapi më i drejtë për menaxhim të varfërisë. Rekomandon në vend të kësaj të targetohen pensionistët të cilët bëjnë pjesë në kategoritë më të ulëta përkundër atyre me të ardhura më të larta dhe shton se vendi "po shpenzon" më shumë për pensione se fqinjët e vet.

Në pjeësn e rrogave, thotë se ka marrëveshje të përgjithshme kolektive e cila definon se si duhet të rriten në sektorë të ndryshëm.

"Kjo duhet të respektohet në vend se vazhdimisht të negociohen marrëveshje të degëzuara në shëdnetësi apo arsim, për shembull. tashmë ka sistem për rritje të rrogave në sektorin publik i cili funksionon bazuar në inflacion dhe rritje të produktivitetit. Nuk mund t'i lejoni vetes që rrogat të rriten më shpejtë se produktiviteti, sepse atëherë e tërë prodhimtaria e Maqedonisë së Veriut do të jetë jokonkurrente. Nëse i paguani punëtorët më shumë se punëtorët e tjerë në vendet e Ballkanit perëndimor, të mirat e juaja në tregun ndërkombëtar do të jenë më shtrenjtë. Do të thotë, e humbni konkurrencën", thekson Kjob.

Edhe pse i pranoj argumentet se rrogat duhet të rriten për shkak të inflacionit dhe humbjes së fuqisë blerëse të qytetarëve, shton, ka edhe faktorë të tjerë të ciltë duhet marrë parasysh.

"Mënyra më e mirë është të ndihmohen amvisëritë e ndjeshme, t'i targetoni ato në vend se të vendosni masa për tërë popullatën", porositi Kjob.

Analizat e FMN-së, siç thekson, tregojnë se nga viti 2015 vendi dukshëm ka mbetur pas vendeve të rajonit.

"Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) është për rreth 10 për qind më i ulët krahasuar me periudhën para pandemisë. Dhe kjo është shumë më e ulët në krahasim me vendet tjera nga rajoni i Ballkanit Perëndimor ku normat e tanishme të PBB-së janë ndoshta 4 deri 5 për qind më të ulëta nga ato para pandemisë Kovid, ndërsa në BE nivelet e tanishme janë për rreth 2 për qind më të ulëta nga periudha para krizës globale", thekson Kjob.

Si arsye për këtë thekson faktin që dy goditjet globale me të cilat u përballën të gjitha vendet - goditja pandemike dhe kriza energjetike, Maqedoninë e Veriut e goditën më fortë se sa ekonomitë tjera.

"Pjesërisht, arsyet janë strukturore, Maqedonia e Veriut është një ekonomi më e hapur e fokusuar në prodhim për dallim nga vendet tjera të rajonit të cilat menjëherë ndjenë një përmirësim të situatës ekonomike sapo u kthye turizmi në to, për shembull. Kjo nuk është rastësi me Maqedoninë e Veriut e cila është më e fokusuar në prodhim, më e integruar në zinxhirin e furnizimit në eurozonë, por me ngadalësimin në eurozonë, Maqedonia e Veriut gjithashtu duhej të ndjejë ngadalësim", saktëson Kjob.

Por, shton se ka edhe faktorë tjerë të cilët ndikojnë në situatën, ndërsa ajo është klima e biznesit, korrupsioni, barrierat administrative, ndryshimi i rregulloreve, burokracia.

"Të gjitha këto janë punë që investitorët i theksojnë si dobësi në sistemin e Maqedonisë së Veriut të cilat e vënë në një pozitë më të pavolitshme krahasuar me vendet e rajonit", porosit Kjob.

Në lidhje me parashikimet e reduktuara dukshëm për rritjen nga FMN thotë se i detyrohen çështjeve strukturore të cilat e ngadalësojnë  rritjen e ekonomisë së Maqedonisë.

"Maqedonia e Veriut është shumë më e prekur nga emigracioni në krahasim me vendet tjera të rajonit dhe me një performancë kaq të dobët të rritjes ndikon në agregatët fiskalë. Sa i përket bilancit fiskal, Maqedonia e Veriut ka rezultate dukshëm më të këqija se vendet e rajonit me deficit fiskal shumë më të lartë. Për shkak të gjithë kësaj ka edhe rritje të ndjeshme të borxhit publik. Nga viti 2018 deri në vitin 2024, borxhi publik është rritur për 15 pikë përqindjeje, për dallim nga Mali i Zi dhe Shqipëria, ku ka pasur edhe ulje të borxhit publik gjatë kësaj periudhe", shpjegon Kjob.

FMN, siç thotë, detekton se problemi është në kompozimin e shpenzimeve.

"Maqedonia e Veirut shpenzon më shumë në norma joproduktive krahasuar me shpenzimet kapitale, Kur them joproduktive mendoj  në paga, mëditje, pensione, të cilat janë shumë më të larta si përqindje e PBB-së krahasuar me vendet tjera nga rajoni të cilat shpenzojnë përqindje më të lartë nga të ardhurat e tyre në shpenzimet kapitale dhe investimet. Mendoj se këto janë faktorët që e dallojnë vendin nga vendet tjera. Nuk është se shpenzimet janë dukshëm më të larta nga vendet tjera, por dukshëm më shumë është ndarë për shpenzimet aktuale kundrejt projekteve kapitale dhe investimeve", është e vendosur Kjob në intervistën për TV Sitel. ab/sa/

Foto: Printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR