• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kitanovski: Tre helikopterë janë përfshirë në shuarjen e zjarreve në Pehçevë

Kitanovski: Tre helikopterë janë  përfshirë në shuarjen e zjarreve në Pehçevë

Pehçevë, 31 korrik 2024 (MIA) - Zjarri që shpërtheu dje mbi qytetin e Pehçevës është vënë nën kontroll dhe në shuarjen e plotë të tij sot në mëngjes janë përfshirë tre helikopterë, tha për MIA, kryetari i komunës së Pehçevës, Aleksandar Kitanovski.

"Gjatë ditës së djeshme është prekur një brez mbi fshatin Negrevë, i cili është përhapur në atarin mbi Pehçevën, ku digjej një pyll me pisha me kërcell të lartë dhe u shfaqën flakë të mëdha mbi të cilat nuk kishte mundësi të vepronte fuqia njerëzore. Dje patëm ndihmë nga er traktorët. Në komunikim me QMK-në dhe drejtorin Stojançe Angelov, i cili dje ishte në terren, morëm mbështetje të plotë për lokalizimin në terren. Brezi i zjarrit ka lëvizur diku rreth 10 kilometra, është djegur në atarin e fshatit Negrevë, me aq fuqi njerëzore sa kemi mundur të parandalojmë që zjarri të zbresë në Pehçevë, tha Kitanovski.

Ai theksoi se përpjekjet për përballimin e zjarrit kanë vazhduar gjatë gjithë natës, tërë natën në terren ka pasur ekipe kujdestare, ndërsa Shtabi i Krizave ka mbajtur edhe një mbledhje gjatë së cilës është arritur koordinimi për aktivitetet e sotme në terren.

"Në orët e vona zhvilluam një takim me Shtabin e Krizave, ku u saktësuan masat për fillimin e ditës së sotme. Në koordinim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, policinë kufitare, njësitet zjarrfikëse nga qytetet përreth dhe shoqatat vullnetare të zjarrfikësve, mendoj se sot koordinimi është i mirë dhe në terren po veprohet mirë dhe në mënyrë parandaluese. Në vende të caktuara ku ka pasur flakë zjarri është lokalizuar, e në disa vende sërish po ndizet", thotë Kitanovski.

Me drejtorin e QMK-së Stojançe Angelov është dakorduar angazhimi i tre helikopterëve.

Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë edhe vullnetarë nga disa qytete si dhe popullata vendase. Ai vlerëson se janë mbi 150 persona që janë në terren dhe ndihmojnë nga disa shoqëri vullnetare. Ata presin ndihmë nga forcat speciale nga Shkupi, ndërsa apelojnë për ndihmë edhe nga qytetarët e vendbanimeve përreth.

Ndërkohë, për shkak të gjendjes alarmante me zjarrin në rrethinën e Pehçevës, nga mbrëmë është hapur pikë për dhurimin e ujit dhe ushqimit për zjarrfikësit që marrin pjesë në shuarjen e zjarrit. Pika ndodhet në Shtëpinë e Kulturës në Pehçevë, dhe autoritetet apelojnë për të gjithë ata që kanë mundësi të dhurojnë, e gjitha kjo për t'u ofruar mbështetje pjesëmarrësve në shuarjen e tij. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR