• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Kisinxher ende aktiv, në Kinë u takua me ministrin e Mbrojtjes

Kisinxher ende aktiv, në Kinë u takua me ministrin e Mbrojtjes

Pekin, 18 korrik 2023 (MIA) - SHBA-ja duhet të veprojë me mençuri dhe strategji në raportet me Kinën, deklaroi ministri kinez i Mbrojtjes, Li Shangfu në takimin me diplomatin veteran amerikan, Henri Kisinxher në Pekin.

"Kina është e përkushtuar në ndërtimin e marrëdhënieve stabile, të parashikueshme dhe konstruktive kinezo-amerikane dhe shpreson se SHBA-ja do të bashkëpunojë me të në promovimin e zhvillimit të shëndoshë në lidhjet mes ushtrive të dy vendeve", tha Li, i cituar nga Ministria e Mbrojtjes.

Li i ka bërë vërejtjet pas vizitave të paradokohshme në Kinë nga ana e funksionarëve të lartë amerikanë, duke përfshirë edhe sekretarin shtetëror Entoni Blinken dhe ministren e Financave, Xhenet Jelen, me qëllim që të ulen tensionet mes dy superfuqive.

Bisedat vijnë në kohë kur dialogu mbrojtës në nivel të lartë të Kinës dhe SHBA-së ende është i ngrirë, ndërsa sistemimet ushtarake po intensifikohen nëpër Azinë Lindore.

Kisinxher ishte sekretar amerikan i shtetit dhe këshilltar për siguri kombëtare në administratën e presidentëve Riçard Nikson dhe Xherald Ford. Ai ka luajtur rol kyç diplomatik në normalizimin e raporteve mes Uashingtonit dhe Pekinit në vitet 1970-ta. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR