• e premte, 27 dhjetor 2024

Kiril Petkov: Bullgaria nuk duhet të jetë periferi, por shtytëse në BE

Kiril Petkov: Bullgaria nuk duhet të jetë periferi, por shtytëse në BE
Sofje, 1 janar 2022 (MIA) - Sot mbushen 15 vjet nga hyrja e Bullgarisë në BE, dhe me këtë rast kryeministri bullgar, Kiril Petkov deklaroi se Bashkimi Evropian filloi si projekt paqësor, por gjatë kohës u bë tregu më i madh botëror, qendër kulturore, vlera të përbashkëta dhe mundësi të ndara. Siç informon korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sipas Petkovit, BE-ja mund të përmirësohet dhe Bullgaria duhet të ketë rol aktiv, kontsruktiv në këtë përmirësim. Sipas Petkovit, Bullgaria më nuk duhet të jetë vetëm periferi, por shtytëse, anëtare e cila e ofron më të mirën nga vetja për zhvillim të vendit të saj, e cila rrjedhimisht e zhvillon gjithë BE-në. Kiril Petkov uroi që viti 2022 të jetë fillim i ri, fillim i ri për BE-në dhe zhvillimin e saj, fillim i ri për Bullgarinë, si anëtare më aktive dhe më konstruktive e Unionit. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR