• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Kirbi: SHBA-ja është kundër propozimit të Kinës për armëpushim në Ukrainë, me këtë do të pranoheshin përfitimet e Rusisë

Kirbi: SHBA-ja është kundër propozimit të Kinës për armëpushim në Ukrainë, me këtë do të pranoheshin përfitimet e Rusisë

Uashington, 17 mars 2023 (MIA) - SHBA-ja është kundër propozimit të Kinës për armëpushim urgjent mes Rusisë dhe Ukrainës, me çka do të çimentohej pozicioni i përfitimeve ushtarake të Rusisë, kumtuan nga Shtëpia e Bardhë.

"Armëpushimi tani është sërish ratifikim efektiv i pushtimit rus", deklaroi sot Xhon kirbi, zëdhënës i Këshillit për siguri nacionale në Shtëpinë e bardhë, duke iu përgjigjur  pyetjeve të gazetarëve për vizitës së paralajmëruar në Mosë javën e ardhshme të liderit kinez, Si Xhinping.

"Me këtë në mënyrë efektive do të praniheshin përfitimet e Rusisë dhe përpjekjeve të saj që ta pushtojë territorin e fqinjit të tij me përdorim të dhunës, duke mundësuar që trupa rus të vazhdojnë me okupimin e territorit sivran të Ukrainës", tha Kirbi.

Thirrja për armëpushim është pjesë e propozimit paqesor të Xhinpinit, i cili javën e ardhshme do të shkojë në Rusi në takim me kreun e shtetit. SHBA-ja shpreson në rol konstruktiv të Kinës në ndihmën që të përfundojë lufta në Ukrainë.

Kirbi, megjithatë, shprehu dyshimin se takimi i liderit kinez në Rusi përfaqësonte një përpjekje të sinqertë për të arritur paqen.

Ai theksoi se nëse Xhinping ka takime për një lloj arritjeje serioze të paqes, në to duhet të marrë pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.

"Ne sigurisht nuk i mbështesim thirrjet për një armëpushim nga RPK dhe një takim në Moskë që do të ishte thjesht në favor të Rusisë", tha Kirbi. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR