• e mërkurë, 17 korrik 2024

Kinema e hapur dhe argëtim muzikor në parkun e qytetit në Shkup

Kinema e  hapur dhe argëtim muzikor në parkun e qytetit në Shkup

Shkup, 19 gusht 2023 (MIA) - Në organizim të Qytetit të Shkupit, në pjesën e parë të parkut të qytetit në mbrëmje, buzë liqenit, do të mbahet një shoqërim filmik dhe muzikore falas.

Programi argëtues, siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, fillon në ora 20:30 me shfaqjen e filmit "Homo" (Only human) me regji të Igor Ivanov, pasuar nga pjesa muzikore me interpretimet e Mirko Popov nga ora 22:00 dhe seti i Violeta Kaçakovës nga ora 23:30.

Nga aty theksojnë se manifestimi është pasurim i ofertës kulturore të Qytetit të Shkupit për qytetarët e tij dhe për të gjithë vizitorët në kuadër të kandidaturës për Shkupin – Kryeqytet i Kulturës Evropiane 2028. sa/

Foto: Qyteti i Shkupit

 

QËNDRONI TË LIDHUR