• e premte, 27 dhjetor 2024

Kina: Vang dhe Petrushev kundër kthimit të "mentalitetit" të Luftës së ftohtë

Kina: Vang dhe Petrushev kundër kthimit të

Moskë, 22 shkurt 2023 (MIA) - Diplomati i lartë kinez Vang Ji dhe sekretari rus i Këshillit të Sigurimit, Nikollai Patrushev, gjatë një takimi në Moskë kanë rënë dakord se paqja dhe stabiliteti në rajonin aziatiko-paqësor duhet të mbështetet fuqishëm dhe të kundërshtojnë rikthimin e "mentalitetit" të Luftës së ftohtë, njoftoi sot Ministria kineze e Punëve të Jashtme.

Vang, ndryshe drejtor i Zyrës së Komisionit të punëve të jashtme të Komitetit qendror të Partisë Komuniste të Kinës (CPC) dhe anëtar i Byrosë politike të Komitetit qendror të KPK, u takua me drejtuesit e Mekanizmit këshillimor strategjik të sigurisë Kinë-Rusi dhe Patrushev, me të cilët foli për mënyrat për të përmirësuar qeverisjen globale", theksohet në komunikatën e Ministrisë kineze.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për situatën në Ukrainë, shtoi Ministria, pa dhënë detaje.

Të dy palët shprehën gatishmërinë e tyre për të praktikuar së bashku "multilateralizmin e vërtetë, duke kundërshtuar të gjitha format e dhunës së njëanshme dhe duke promovuar demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe multipolarizimin e botës".

Vang është planifikuar gjithashtu të takohet sot edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov deklaroi se ai nuk e përjashton mundësinë e takimit të Vang me presidentin rus Vladimir Putin. Vang dje ka udhltuar për të vizitë në Moskë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR