• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kina: Tentativa për vendosje të pavarësisë së Tajvanit janë destinuar në mossukses

Kina: Tentativa për vendosje të pavarësisë së Tajvanit janë destinuar në mossukses

Pekin, 20 maj 2024 (MIA) - Të gjitha tentativat për vendosje të pavarësisë së rajonit kinez Tajvan janë destinuar në dështim, theksohet në komunikatën e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme pasi që Lai Çing-tea e mori funksionin president i Tajvanit.

"Pavarësia e Tajvanit paraqet qorrsokak", theksohet në kumtesë.

Derisa Zyra kineze për tajvanin njoftoi se Lai gjatë inaugurimit ka dërguar sinjale "të rrezikshme" me qëllim që ta minojnë paqen dhe stabilitetin.

"Situata aktuale në Ngushtincën e Tajvanit është e komplikuar dhe e errët", njoftoi Zyra si përgjigje e fjalimit inaugurues të Lait.

Lai e mori funksionin sot dhe në fjalimin e tij inaugurues kërkoi nga ë Kina, siç tha, t'i ndërpret kërcënimet e veta ushtarake dhe politike

Lai (64), u zgjodh në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në janar dhe mori detyrën nga Cai Ing-ven, e cila shërbeu si zëvendëspresidente gjatë mandatit të saj për katër vitet e fundit.

Duke marrë detyrën nga ish-kreu i shtetit Cai Ing-ven, i cili shërbeu si zëvendëspresidente për katër vitet e fundit, tha se njerëzit duhet të jenë realistë dhe t'i marrin seriozisht kërcënimet dhe se Tajvani duhet të tregojë se është i vendosur për të mbrojtur veten.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha në një raport të përditshëm sot se gjashtë aeroplanë kinezë kaluan vijën e mesme në Ngushticën e Tajvanit, e cila më parë shërbente si kufi jozyrtar, por nuk njihet nga Kina. mb/

Foto: MIA

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR