• e premte, 27 dhjetor 2024

Kina nuk do të merr pjesë në konferencën paqësore për Ukrainën në Bern

Kina nuk do të merr pjesë në konferencën paqësore për Ukrainën në Bern

Uashington, 31 maj 2024 (MIA) - Kina nuk do të merr pjesë në konferencën paqësore për Ukrainën, që në qershor do të mbahet në Zvicër, për shkak se përfaqësuesit rusë dhe ukrainas nuk do të marrin pjesë, raportojnë mediat amerikane.

Sipas burimeve anonime, Kina i ka informuar diplomatët se nuk janë përmbushur kushtet për pjesëmarrjen e Pekinit - njohja e konferencës nga ana e Rusisë dhe Ukrainës, pjesëmarrje e barabartë e të gjitha palëve dhe diskutim i drejtë për të gjitha propozimet.

Konferenca paqësore për Ukrainën duhet të mbahet më 15 dhe 16 qershor në Bern, ndërsa Rusia nuk është e ftuar. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR