• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kina dhe Japonia dakorduan dialog për siguri në vitin 2025

Kina dhe Japonia dakorduan dialog për siguri në vitin 2025

Pekin, 25 dhjetor 2024 (MIA) – Kina dhe Japonia arritën marrëveshje për dialog dypalësh për siguri vitin e ardhshëm, njoftoi ministri japonez i Punëve të Jashtme, Takeshi Ivaja, në Pekin. 

Ivaja e dha deklaratën për mediat pas drekës së punës me homologun e tij kinez Vang Ji.

Temë kryesore e takimit ishte ndalesa kineze për import të produkteve detare nga Japonia, të vendosur në gusht të vitit 2023, si rezultat i lëshimit të ujit të pastruar radioaktiv nga centrali i dëmtuar bërthamor “Fukushima”. 

Kina njoftoi në shtator se gradualisht do ta rinovojë importin e peshkut japonez dhe produkteve detare. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR