Kim rizgjidhet sekretar i përgjithshëm i partisë në pushtet në Korenë e Veriut
- Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Xhong Un është rizgjedhur sekretar i përgjithshëm i partisë në Kongresin e nëntë të Partisë së Punëtorëve të Koresë, njoftuan sot mediat e Koresë së Veriut.
- Post By Sara Ademi
- 10:25, 23 shkurt, 2026
Seul, 23 shkurt 2026 (MIA) - Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Xhong Un është rizgjedhur sekretar i përgjithshëm i partisë në Kongresin e nëntë të Partisë së Punëtorëve të Koresë, njoftuan sot mediat e Koresë së Veriut.
Kim, i cili e mori për herë të parë titullin në kongresin e tetë të partisë në vitin 2021, u rizgjodh dje "në përputhje me vullnetin e palëkundur dhe dëshirën unanime të të gjithë delegatëve, miliona anëtarëve të partisë, të gjithë njerëzve dhe anëtarëve të Armatës Popullore", raportuan mediat.
Titulli e vendos atë në krye të Partisë së Punëtorëve, e cila është në pushtet në vend.
Vëzhguesit po presin gjithashtu një sinjal nga Kim për gatishmërinë e tij për t'u angazhuar në dialog me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp dhe presidentin e Koresë së Jugut, Li Xhe-Mjung. sa/
foto: DPA