• e enjte, 26 dhjetor 2024

KES: Ka zhvendosje nga "pika e vdekur", të hënën takim i ri

KES: Ka zhvendosje nga

Shkup, 29 qershor 2023 (MIA) - Ka zhvendosje nga "pika e vdekur", por të hënën do të mbahet takim i ri në të cilin do të bëhet edhe një tentim për afrim të qëndrimeve. Ky është epilogu nga mbledhja e sotme e Këshillit ekonomiko-social (KES) në të cilin përfaqësuesit e sindikatave përsëritën se nuk do të heqin dorë nga kërkesat. Ajo që u është ofruar, për ta, siç deklaruan, nuk është e pranueshme.

"Bëmë zhvendosje nga 'ika e vdekur'. Për të hënën dakorduam takim të ri, në orën 10:00. Deri atëherë u dakorduam përllogaritjet që i bënë sindikatat lidhur me propozimin e Qeverisë t'ua parashtrojmë atyre. Ata të hënën të parashtrojnë edhe një propozim, simulim të ri, në mënyrë që të shohim nëse do të mund t'i afrojmë qëndrimet. Ajo që u ofrua, për ne nuk ishte e pranueshme. Do të shohim të hënën nëse do të ketë matematikë më të re nga ana e Qeverisë pas asaj që e folëm sot brenda", tha kryetari i Sindikatës së AOJSH-së, Tërpe Deanoski pas mbledhjes së KES-së.

Sipas tij, rritje nga ana e Qeverisë nuk ishte ofruar.

"Për atë që biseduam dhe atë të cilën Buxheti mund ta përmbajë dhe ajo që ishte deklarata e FMN-së gjatë ditës së djeshme. Në ato drejtime u zhvilluan bisedimet sot. Por, ne nuk heqim dorë nga ajo që e kërkojmë, se duhet të jetë e lidhur me rrogën mesatare. Kishte ulje të caktuar në atë periudhë transitore siç e quan Qeveria, prej disa viteve shënoi akoma ulje, do të shohim nëse do të prnaohen përllogaritjet tona që do të lëshohen gjatë ditës së sotme apo të nesërme në Qeveri dhe të hënën ndoshta do të kemi informatë tjetër", theksoi Deanoski.

Dallimi në përllogaritjet e sindikatave dhe Qeverisë, siç përmendi, nuk është i vogël.

Sindikatat konnsiderojnë se metodologjia e re që e propozon Qeveria për rrogat në sektorin publik mund të jetë zgjidhje e përhershme, por thonë se është tejet e gjatë periudha prej pesë viteve për harmonizim të Marrëveshjes së përgjithshme kolektive, siç është propozuar në të. Para fillimit të mbledhjes së sotme të KES-së, ata prositën se nuk do t'i pranojnë propozimet që ua ofron Qeveria për rritje të rrogave në sektorin publik për këtë vit.

Deanoski, ndërkaq, porositi se nuk do të prnaojnë asgjë në mbledhjen e sotme të KES-it dhe theksoi se gjatë kohë e cekin kërkesën e tyre që metodologjia të jetë e njejtë siç e kanë funksionarët - rrogë mesatare me koeficient. ab/

foto: МIА printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR