• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kermes për solidaritet me Turqinë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Kermes për solidaritet me Turqinë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Shkup, 14 shkurt 2023 (MIA) - Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, para xhamisë së Murat Pashës, sot mbahet kermes ose bazar humanitar për solidaritet me Turqinë. Të gjitha të ardhurat do të dhurohen për të prekurit nga tërmeti që më 6 shkurt e goditi rajonin e Turqisë juglindore.

Përfaqësuesja e organizatorëve të ngjarjeve, Lejla Sherif Emin për MIA-n deklaroi se kanë vendosur të shesin ushqim të përgatitur nga duart e tyre me qëllim që të mbledhin mjete financiare, pasi vlerësojnë se të goditurve nga tërmeti në Turqi më shumë do të gjenden para "për të blerë çfarë ju nevojitet, sesa të marrin ndihmë materiale për të cilën mbase nuk kanë nevojë".

Ajo ju bëri thirrje qytetarëve të vijnë dhe t'i shijojnë ëmbëlsirat, çorbën e nxehtë dhe ushqimet e tjera të gatuara me shumë dahsuri dhe me këtë t'u ndihmojnë të të prekurve nga tërmeti.

Në kremes mund të vijnë edhe adhuruesit e fjalës së shkruar dhe të blejnë ndonjë libër të ri.

Ngjarja është në organizim të Shoqatës për kulturë, art dhe arsim "Korpu Most".

Është paraparë kremesi të zgjasë tri ditë, prej orës 11 deri në orën 16, pas çka mjetet e grumbulluara të premten do të dërgohen në Turqi.

QËNDRONI TË LIDHUR