• e enjte, 26 dhjetor 2024

Keqpërdoret emri i Postës në porosi të rreme për marrje të dërgesave

Keqpërdoret emri i Postës në porosi të rreme për marrje të dërgesave

Shkup, 11 mars 2024 (MIA) - Përsëri keqpërdoret emri i SHA "Posta e Maqedonisë së Veriut" me porosi të cilat i marrin këto ditë qytetarët me përmbajtje të rreme, informojnë nga kompania në një publikim në ueb faqe. Me porositë qytetarët njoftohen për dërgesat e arritura dhe u bëhet thirrje që ta konfirmojnë adresën e tyre në një vegëz të ofruar. 

SHA "Posta e Maqedonisë së Veriut" potencon se nuk qëndron pas njoftimeve. 

Emri i Postës nacionale më parë ishte keqpërdorur në fushata mashtruese në janar dhe shkurt të këtij viti. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR