• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kemi pranuar kërkim faljen e Australisë- kjo nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet tona, thotë Kovaçevski

Kemi pranuar kërkim faljen e Australisë- kjo nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet tona, thotë Kovaçevski

Shkup, 16 janar 2024 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se Australia ka kërkuar falje për vendosjen e flamurit të Maqedonisë mes flamujve të ndaluar për xhirimet e "Australian Open" dhe konsideron se kjo nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Siç theksoi ai, bëhet fjalë për lëshim teknik dhe shpreson që të mos ndodhë më në të ardhmen.

Ai shtoi se Australia është shteti ynë mik në të cilin kemi edhe një komunitet të madh nga vendi.

"Është ndjenjë e pakëndshme dhe për këtë kemi reaguar menjëherë. Menjëherë erdhi falje nga Australia dhe sqarim se bëhet fjalë për gabim teknik. Kjo nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet tona të cilat i kemi me Australinë. Në ndeshjen në të cilën ka luajtur Lina jonë, përndryshe krenaria e tenisit tonë kishte flamuj të Maqedonisë në publik, kështuqë ne e pranuam faljen e Australisë. Megjithatë bëhet fjalë për falje xhentëlmene dhe shpresojmë që kjo të mos ndodhë në të ardhmen", deklaroi Kovaçevski gjatë vizitës në Shuto Orizare në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve. qa/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR