Kemi nevojë për Kod të ri Penal, i bazuar në përvojën evropiane, thotë kryeministri
- – Kryeministri Hristian Mickoski vlerëson se na nevojitet Kod i ri Penal i cili do të jetë i bazuar në përvojën evropiane, sepse ky Kod Penal kështu siç është, do të nënkuptojë amnisti për një pjesë të krimit të bërë për të cilin ekziston dyshimi dhe dëshmitë.
- Post By Fitore Curri
- 18:43, 19 dhjetor, 2024
Shkup, 19 dhjetor 2024 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski vlerëson se na nevojitet Kod i ri Penal i cili do të jetë i bazuar në përvojën evropiane, sepse ky Kod Penal kështu siç është, do të nënkuptojë amnisti për një pjesë të krimit të bërë për të cilin ekziston dyshimi dhe dëshmitë.
“Ky Kod Penal kështu siç është tani, kushtimisht thënë do të nënkuptojë amnisti për një pjesë të krimit të bërë, për të cilin ekziston dyshimi dhe dëshmitë, qoftë në fazën e hetimeve ose në fazën gjyqësore. Kjo është sepse ky Kod Penal për ato raste është më i favorshëm dhe sipas Kushtetutës, kjo do të nënkuptonte vjetërsim të veprës, pa dallim nëse ne do të miratojmë ligj të ri. Nuk mundet i vjetri ta mbisinkronizojë këtë që ekziston. Ligji i ri nuk mund t’i kthejë ato vepra”, theksoi Mickoski në intervistën për RTM-më nga Brukseli.
Ai është i vendosur se na nevojitet Kod i ri Penal i bazuar në përvojat e vendeve anëtare të BE-së.
“Ligj i ri i bazuar në përvojën evropiane do të jetë pjesë e reformës gjithëpërfshirëse në gjyqësor dhe prokurori te ne dhe po, planifikojmë të bëjmë një gjë të tillë”, shtoi Mickoski. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s