• e diel, 24 nëntor 2024

KE-ja shënon kushte të papërshtatshme gjatë "referimit në Institucionin edukues-korrigjues" dhe në raportin për vitin 2023

KE-ja shënon kushte të papërshtatshme gjatë

Shkup, 9 nëntor 2023 (MIA) - Duhet të ndryshohet legjislacioni për të gjetur zgjidhje të përshtatshme për masat edukuese-korrigjuese për vajzat. Në Institucionin edukues-korrigjues në Vollkovia akomodohen vetëm djemtë, ndërsa në mungesë të repartit të grave, nuk ekziston dispozitë afatgjate për arsimin ligjor për vajzat, shënon Komisioni Evropian në raportin më të ri për përparimin e Maqedonisë së Veriut.

Në pjesën që ka të bëjë me të drejtat themelore, ku janë vendosur edhe të drejtat e fëmijëve, KE-ja edhe këtë vit dha rekomandimet për këtë problem që në opinion e zbuloi MIA në vitin 2021, në serinë e storjeve që i punoi në bashkëpunim me platformën "Vetëm pyet" të Institucionin për Studime të Komunikimit, ndërsa iu referua kushteve në të cilat akomodohen fëmijët që kanë rënë në konflikt me ligjin dhe të cilëve u vendoset masa "dërgimi në Institucionin edukues-korrigjues", si dhe për të drejtat që ushtrojnë atje.

Përmes storjeve, MIA zbuloi se në Institucionet Edukuese-Korrigjuese" në vendin tonë nuk ka proces arsimor tashmë një kohë të gjatë, edhe pse, sipas ligjit, është i obligueshëm, dhe se vajzat të cilat e vuajnë këtë masë, për dallim nga djemtë janë akomoduar në kushte të papërshtatshme në dhoma të adaptuara në korridor në kuadër të INP-së Idrizovë në afërsi të drejtpërdrejtë me të dënuarat e moshës madhore. Pas publikimit të serisë së storjeve, MIA vazhdimisht e ndjek gjendjen edhe në lidhje me arsimimin e të miturve në IEK, për të cilët, sipas të dhënave të fundit, as këtë vit nuk ka filluar dita e parë e shkollës.

null

Në raportin e KE-së theksohet se nevojitet monitorim dhe inspektim i rregullt i Institucionit Edukues-Korrigjues në Tetovë dhe burgun në Ohër, për t'u siguruar se autoritetet japin mbrojtje adekuate dhe shërbime tjera për fëmijët që janë atje.

"Qasja në drejtësi dhe përfaqësimi ligjor është ende i pamjfatueshëm, siç është edhe kapaciteti i zyrtarëve publikë të përfshirë me fëmijët viktima, fëmijët dëshmitarë dhe fëmijët, gjithsej 37, të cilët janë në konflikt me ligjin. Profesionistët e drejtësisë për të miturit duhet të ndërmarrin qasje më të qëndrueshme ndërsektoriale dhe të efektshme për zbatimin e kornizës ligjore", qëndron në raport.

Si një hap pozitiv e theksojnë Ligjin e ti për drejtësi, për fëmijët që ishte miratuar  në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe ligjin e BE-së, duke përfshirë edhe Direktivën për masa mbrojtëse procedurale për fëmijët që janë të dyshuar ose të akuzuar në procedurë penale.

"Menaxhimi i drejtësisë për fëmijë u përmirësua me miratimin e strategjisë së drejtësisë për fëmijë 2022-2026 dhe planit të veprimit 2022-2023, i cili promovon më tej masat alternative për kujdestarinë dhe risocializimin e fëmijëve. Ka nevojë për masa konkrete për të mbështetur ofruesit e trajnimit gjyqësor dhe të gjitha organet përkatëse profesionale për të adresuar të drejtat e fëmijës dhe drejtësinë e aksesueshme në aktivitetet e tyre", thonë nga Komisioni Evropian.

Ky është raporti i dytë në të cilin Komisioni Evropian sërish i tregon problemet e njejta lidhur me rregulloren dhe kushtet në të cilat fëmijët e vuajnë masën e "referimit në Institucionin edukues-korrigjues". sa/ 

QËNDRONI TË LIDHUR