• e premte, 27 dhjetor 2024

KE-ja kërkon të dhëna nga Tik Tok dhe JuTjub për masat për mbrojtje të të miturve

KE-ja kërkon të dhëna nga Tik Tok dhe JuTjub për masat për mbrojtje të të miturve

Bruksel, 10 nëntor 2023 (MIA) - Komisioni evropian u dërgoi kërkesë zyrtare platformave Tik Tok dhe JuTjub që t'i parashtrojnë informata për masat që i kanë ndërmarrë për harmonizim me obligimet e tyre lidhur me mbrojtjen e të miturve në pajtim me Ligjin për shërbime digjitale të BE-së.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Eurkomisioni kërkon që TikTok dhe JuTjub t'i dërgojnë të dhëna për përmbushje të obligimeve lidhur me përqindjen e rrezikut dhe masat për mbrojtje onlajn të të miturve, psoaçërisht lidhur me rreziqet për shëndetin e tyre mendor dhe fizik, si dhe për kushtet nën të cilat personat e mitur mund t'i përdorin shërbimet e të dy platformave.

Dy kompanitë janë të obliguara t'ia dërgojnë informatat e kërkuara Komisionit, më së voni deri më 30 nëntor, pas çka në bazë të vlerësimit të përgjigjeve, ai do të sjellë vendim për hapat e ardshëm.

Nëse platformat nuk i përgjigjen kërkesave apo japin informata të pasakta, jo të plota apo të gabueshme, Komisioni evropian, në pajtim me DSA-në mund t'u shqiptojë dënime.

Pas shpalljes së 19 rrjeteve sociale, kërkuesve dhe faqeve për tregti onlajn nga ana e KE-së për "platforma shumë të mëdha onlajn", mes të cilave janë edhe TikTok dhe JuTjub, ata janë të obliguar të harmonizohen me pakon e plotë të dispozitave të Ligjit për shërbime digjitale, përfshirë edhe për vlerësim dhe zbutje të rreziqeve lidhur me përhapjen e përmbajtjeve ilegale dhe të dëmshme, me efektet negative ndaj të drejtave themelore të njeriut, mes të cilave edhe të drejtave të fëmijëve, si dhe për mbrojtje të të miturve.

Kjo është kërkesa e dytë e KE-së drejtuar platformës TikTok në bazë të DSA-së, pasi që më datën 19 të muajit të kaluar nga platforma u kërkua të parashtrojë informata lidhur me gjoja përhapjen e përmbajtjes terroriste dhe të dhunshme, fjalorin e urrejtjes dhe dezinformatave, si dhe për aspektet e përjgithshme lidhur me mbrojtjen e të miturve në internet. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR