• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

KE-ja e miratoi Propozim-buxhetin e BE-së për vitin 2025 - 2,2 miliardë parashikon për IPA III dhe 500 milionë për Planin për rritjen e Ballkanit Perëndimor

KE-ja e miratoi Propozim-buxhetin e BE-së për vitin 2025 - 2,2 miliardë parashikon për IPA III dhe 500 milionë për Planin për rritjen e Ballkanit Perëndimor

Bruksel, 19 qershor 2024 (MIA) - Komisioni Evropian e ka miratuar Projekt-buxhetin e BE-së për vitin 2025, i cili arrin 199,7 miliardë euro, infrmoi sot nënkryetari ekzekutiv i KE-së i angazhuar për ekonomi në interes të njerëzve, Valdis Dombrovskis.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, nga mjetet e përgjithshme në Buxhetin e BE-së për vitin e ardhshëm, 2,2 miliardë euro dedikohen për Instrumentin për ndihmë paraqasëse (IPA III), ndërsa 500 milionë euro për Mekanizmin për realizimin e Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor, si pjesë e shkallës së mbështetjes së partnerëve evropianë dhe interesave të Unionit në botë.

"Propozim-buxheti për vitin 2024 i orienton mjetet atje ku mund të bëjnë diferencë më të madhe, në bashkëpunim dhe në pajtim me nevojat e vendeve-kanidate të BE-së dhe partnerëve tanë në mbarë botën dhe ta bëjnë Evropën më rezistente dhe më të volitshme për të ardhmen në dobi të qytetarëve dhe bizneseve të BE-së", theksoi Dombrovskis.

Realizimi i këtyre qëllimeve do të sigurohet përmes nxitjes së tranziucineve të gjelbra dhe digjitale, përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe njëkohësisht përforcim i autonomisë strategjike të Evropës dhe rolin e saj global.

Me Propozim-buxhetin parashikon mbështetje të vazhdueshme për vendet e Ballkanit Perëndimor, për refugjatët sirianë në Turqi dhe rajonin më të gjerë të Lindjes së Mesme, për vendet e fqinjësisë jugore të BE-së që synojnë të merren me migracionin, si dhe për sigurimin e qëndrueshmërisë dhe mbështetjes së parashikueshme për Ukrainën.

Është planifikuar që buxheti vjetor i BE-së të plotësohet me rreth 72 miliardë euro të destinuara për përmbushjen e prioriteteve politike të Unionit, konform ndryshimeve të bëra në shkurt të këtij viti në kuadrin financiar shumëvjeçar të bllokut deri në vitin 2027.

Вицепремиерот за економски прашања Фатмир Битиќи смета дека во моментов нема потреба од ребаланс, бидејќи ликвидноста и приходната страна на Буџетот се попозитивни од очекуваното.

Sipas Dombrovskit, BE-ja është e vendosur të ndërmarrë hapa shtesë për përmirësimin e konkurrencës së saj afatgjate, prosperitetin dhe lidershipin e nskenës globale dhe ta përforcojë autonomisë strategjike dhe për këtë qëllim do të vazhdojë të përballet me sfidat strukturore, që e pengojnë konkurrencën e saj, duke siguruar rritje të përforcuar të produktivitetit, investimeve më të mëdha dhe përballjes me mungesën e fuqisë punëtore dhe kuadrin e aftësuar profesionist.

Për realizimin e këtyre qëllimeve, sipas Komisionit Evropian, nevojitet qasje e integruar në sigurimin e stabilitetit makroekonomik, promovimin e qëndrueshmërisë ekologjike, rritjen e produktivitetit dhe garantimin e drejtësisë.

Според него, ЕК ја испитува усогласеноста на проектот со европската енергетска политика и посочи дека ЕУ ќе направи се за спречи Русија да користи природен гас како оружје.

Dombrovskis informoi edhe se Komisioni Evropian ka vendosur të aprovojë grumbullim të nënshkrimeve për dy nisma civile evropiane, të quajtura "Kuota ajrore" dhe "Stop për shkatërrimin e videolojërave".

Nisma e dytë "Stop për shkatërrimin e videolojërave" kërkon Eurokomisioni t'ua ndalojë kompanive që shesin ose licencojnë videolojërave në BE, që t'i çaktivizojnë ato nga distanca.

Sipas Dombrovskis, dy nismat civile evropiane i plotëlsojnë kushtet formale të vërtetuara me legjislacionin e BE-së, kështu që Komisioni ka vlerësuar se ato janë ligjërisht të pranueshme, pa e analizuar thelbin e propozimeve në këtë fazë.. mb/

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR