• e enjte, 26 dhjetor 2024

KE: Nevojiten përpjekje shtesë për promovimin e atmosferës së dialogut dhe respektimit të ndërsjellë me Sofjen

KE: Nevojiten përpjekje shtesë për promovimin e atmosferës së dialogut dhe respektimit të ndërsjellë me Sofjen

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Komisioni Evropian vlerëson se Maqedonia e Veriut në lidhje me bashkëpunimin rajonal ruan marrëdhënie të mira me vendet e tjera nga zgjerimi dhe ka vazhduar që të angazhohet në nismat rajonale. Gjatë kësaj shtohet se marrëveshjet ekzistuese dypalëshe duhet të zbatohen me vullnet të mirë nga të gjitha palët, duke përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim me Bullgarinë.

Në pjesën e marrëdhënieve me Bullgarinë në Raportin e KE-së konstatohet se në periudhën e raportit, marrëdhëniet me Sofjen janë përqendruar në hapat e ardhshëm në procesin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe të detyrimeve dypalëshe nga Marrëveshja e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit dhe Protokollit të saj. Numërohen të gjitha hapat pozitiv të cilët i kanë ndërmarrë të dyja vendet për fuqizimin e marrëdhënieve, por edhe ngjarjeve negative, të cilat kanë sjellë ashpërsim të caktuar. Gjatë kësaj konkludohet se janë të nevojshme përpjekje shtesë për promovimin e atmosferës së dialogut dhe respektit të ndërsjellë. 

"Maqedonia e Veriut krijoi një grup punues ndërsektorial, i kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme, për të koordinuar zbatimin e masave të parashikuara në Protokollin. Gjithashtu u krijuan nëngrupe tematike për gjuhën e urrejtjes, rehabilitimin e viktimave të represionit nga periudha komuniste, zbatimin e rekomandimeve të miratuara nga Komisioni Multidisiplinar i Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Komisioni multidisiplinar i ekspertëve për çështje historike dhe arsimore ka mbajtur disa takime gjatë periudhës raportuese", thuhet ndër të tjera në Raportin e KE-së.

Gjithashtu thuhet se në tetor të vitit 2022, presidenti i Maqedonisë së Veriut ishte në një vizitë zyrtare në Bullgari, ndërsa një muaj më vonë kreu i diplomacisë shkoi për vizitë zyrtare në kryeqytetin bullgar. "Në tetor të vitit 2022, dy kryeministrat filluan punimet e ndërtimit të seksionit hekurudhor të Korridorit 8 në Maqedoninë e Veriut në një ceremoni ku morën pjesë disa ministra nga të dyja vendet. Në dhjetor 2022, dy ministrat e punëve të jashtme hapën forumin dypalësh të biznesit në Shkup.

Njëhershën, në dokument thuhet edhe se marrëdhëniet dypalëshe ishin goditur negtivisht nga deklaratat e dhëna nga disa politikanë dhe nga disa incidente, veçanërisht ato në lidhje me klubet kulturore bullgare, me shënimin e ngjarjeve dhe personaliteteve historike, ngjarje futbollistike dhe moslejimin e hyrjes së qytetarëve, duke përfshirë edhe deputetë nga Parlamenti Evropian. 

"Autoritetet kompetente në Maqedoninë e Veriut kanë ndërmarrë hapa të caktuar për t'u përballur me këto situata dhe, kur është e nevojshme, për të vendosur përgjegjësi, duke përfshirë fillimin e hetimeve dhe sjelljen e përgjegjësve për vepra penale para drejtësisë. Nevojiten përpjekje shtesë për të promovuar atmosferë dialogu dhe respekti të ndërsjellë, rekomandon KE në Raportin e këtij viti për përparimin e vendit.

Rekomandime janë dhënë edhe në lidhje me lidhjet dypalëshe me Athinën. 

"Bashkëpunimi me Greqinë u intensifikua, veçanërisht në sferat kyçe me interes të përbashkët. Është arritur progres në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe duhet të vazhdojnë përpjekjet e mëtutjeshme në këtë plan", thuhet në Raportin e KE-së për progresin e vendit për vitin 2023. 

Maqedonia e Veriut në lidhje me marrëdhëniet e jashtme është mesatarisht e përgatitur dhe ka arritur nivel të mirë të përgatitjes për politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë. 

"Vendi ka bërë disa përparime gjatë periudhës raportuese në politikën e përbashkët tregtare. Ajo ka bërë përparim të mirë në ruajtjen e përputhshmërisë së plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Me këtë, Maqedonia e Veriut u tregua partner i besueshëm, përfshirë edhe në nivel ndërkombëtar, sipas Raportit të KE-së për progresin e vendit për vitin 2023. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR