• e shtunë, 28 dhjetor 2024

KE: Maqedonia e Veriut midis nivelit të caktuar dhe mesatar të lirisë së shprehjes

KE: Maqedonia e Veriut midis nivelit të caktuar dhe mesatar të lirisë së shprehjes

Shkup, 9 nëntor 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut gjendet midis nivelit të caktuar dhe të mesatar të gatishmërisë për sa i përket lirisë së shprehjes. Shikuar në përgjithësi, ka pasur përparim të kufizuar. Konteksti i përgjithshëm është i favorshëm për lirinë e medias dhe lejon raportimin kritik nga mediat. Ndryshimet në Kodin penal dhe Ligjin për përgjegjësi qytetare në lidhje me shpifjen kanë rritur shkallën e mbrojtjes juridike të gazetarëve. Megjithatë, janë regjistruar një numër sulmesh, kërcënimesh dhe disa frikësime të gazetarëve, vlerëson Komisioni Evropian në raportin e fundit për vendin në pjesën për lirinë e medias.

KE vëren se nevojitet transparencë më e madhe në lidhje me reklamimin në media nga institucionet shtetërore dhe partitë politike dhe nevojitet reforma e shërbimit të transmetimit publik në mënyrë që të forcohet pavarësia e tij, standardet profesionale dhe qëndrueshmëria financiare. Gjithashtu theksohet se Kuvendi ka shtyrë emërimin e anëtarëve të Këshillit programor të Servisit të transmetimit radiodifuziv dhe Këshillit të Rregullatorit Mediatik që nga dhjetori i vitit 2018. Raporti gjithashtu vlerëson se kushtet e punës për gazetarët vazhdojnë të paraqesin sfidë.

Rekomandimet e Komisionit nga viti i kaluar janë ende të vlefshme. Gjatë vitit të ardhshëm, Maqedonia e Veriut duhet të rishikojë kornizën legjislative në lidhje me mediat dhe ta harmonizojë atë me legjislacionin evropian dhe standardet evropiane, veçanërisht në lidhje me rregullat për konkurrencën dhe ndihmën shtetërore, të drejtat e pronësisë intelektuale, që është pjesë e tregut të përbashkët të BE-së, të forcojë zbatimin e strategjisë për reformën e transmetuesit publik radiodifuziv dhe të finalizojë emërimet në Këshillin programor të Servisit të transmetimit publik radiodifuziv dhe Këshillin e Rregullatorit Mediatik, si dhe të vazhdojë të adresojë urgjentisht të gjitha kërcënimet dhe aktet e dhunës ndaj gazetarëve dhe të lejojë që të gjithë autorët të nxirren para drejtësisë.

"Rrethimi i përgjithshëm lejon lirinë e shprehjes dhe raportimin kritik. Korniza ligjore është forcuar: ndryshimet në Kodin penal dhe Ligjin për përgjegjësinë qytetare në lidhje me shpifjen, të miratuar në nëntor të vitit 2022, rritën shkallën e mbrojtjes ligjore të gazetarëve. Megjithatë, mbeten sfida sistematike: polarizimi i thellë mediatik, dhuna fizike dhe verbale ndaj gazetarëve, kushtet e punës së punonjësve mediatik, veçanërisht të drejtat e tyre të punës dhe ato sociale. Duhet të zbatohen ligjet që kanë të bëjnë me funksionimin e mediave. Teknologjitë digjitale dhe çrregullimet e tregut mediаtik tregojnë nevojën për një strategji të përgjithshme për reformën e medias në bashkëpunim me të gjithë faktorët", konkludon KE-ja.

Словенечкото здружение на новинари (ДНС) покрена платформа на која може да се пријавуваат напади врз новинари, било физички или вербални.

Frikësimi i gazetarëve

Sa i përket frikësimit të gazetarëve, KE tregon se vitin e kaluar Ministria e Brendshme regjistroi 17 raste të sulmeve ndaj gazetarëve dhe ka nisur hetime ndaj tyre. Shoqata e Gazetarëve regjistroi 14 incidente, të cilat përfshinin gazetarë, katër prej tyre me sulme fizike ose paraburgim të paligjshëm, si dhe 11 me sulme verbale, kërcënime dhe forma të tjera të frikësimit. Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale dhe shoqatat e mediave, vëren KE, i dënon rregullisht incidentet e tilla.

KE gjithashtu thekson se në shkurt të vitit 2023, Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Penal, të cilat forcuan mbrojtjen për gazetarët në ushtrimin e detyrave të tyre profesionale, e Prokuroria Publike në Shkup caktoi prokuror për të monitoruar procedurat si përgjigje ndaj sulmeve mbi gazetarët.

"Ky është një zhvillim pozitiv. Prokurori publik i caktuar ka autoritetin të ndjekë procedurat ku gazetarët paraqiten si palë të dëmtuara, dëshmitarë ose persona të denoncuar gjatë ushtrimit të punës së tyre. MPB-ja emëroi person kontakti në Njësinë e krimit kompjuterik dhe forenzikës digjitale, duke e bërë më të lehtë për gazetarët të raportojnë për incidente

që përfshijnë ngacmime kompjuterike ose kërcënime të tjera në internet për sigurinë e tyre. Autoritetet duhet të mundësojnë hetime të paanshme, të shpejta dhe efektive për t 'i nxjerrë autorët para drejtësisë", theksohet në raportin. Vërehet edhe se politikanët dhe zyrtarët kanë përdorur gjuhë të papranueshme kundër gazetarëve në shumë raste, e ngacmimet dhe kërcënimet verbale në internet kanë vazhduar, veçanërisht në mediat sociale, veçanërisht ndaj gazetarëve. Komisioni gjithashtu shton se mbeten të pazgjidhura rastet e vjetra në lidhje me sulmet fizike ndaj gazetarëve.

Korniza ligjore

KE thekson se Ligji për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuale është përgjithësisht në përputhje me legjislacionin evropian pas ndryshimeve të korrikut të vitit 2023.

"Përveç kësaj, korniza legjislative që përfshin funksionimin e mediave ka nevojë për përmirësim të mëtejshëm, në përputhje me legjislacionin evropian dhe standardet ndërkombëtare", shton KE-ja.

Përqendrohet edhe në reklamimin politik shtetëror, por edhe propozimin për organizimin dhe financimin e fushatave me interes publik, për të cilat ka reagime të forta nga shoqatat mediatike.

"Ka ende punë për t'u bërë në rekomandimet e OSBE/ODIHR në lidhje me legjislacionin zgjedhor. Vërejtjet e shoqatave mediatike në lidhje me reklamimin politik shtetëror në media duhet të merren parasysh në përputhje me legjislacionin evropian dhe praktikat më të mira evropiane. Në nëntor të vitit 2022, një grup deputetësh propozuan ndryshime në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale që imponojnë detyrime ndaj autoriteteve qendrore dhe lokale për të organizuar dhe financuar fushata me interes publik. Megjithatë, rregullatori mediatik dhe disa shoqata të gazetarëve kritikuan propozimet, duke theksuar se ato mund të minojnë pavarësinë e medias dhe të prishin tregun mediatik", thekson KE-ja.

Thekson se nevojiten zgjidhje më të qëndrueshme për të mbështetur mbijetesën e mediave.

"Në vitin 2022, qeveria vazhdoi të shkurtojë financimin për sektorin e radiodifuzionit. Kuvendi përsëri nuk arriti të emërojë anëtarë të rinj të Këshillit programor të servisit të transmetimit publik radiodifuziv dhe Këshillit të Rregullatorit Mediatik. Mandatet e anëtarëve aktualë të dy këshillave u vazhduan deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj nga Kuvendi", bëhet e ditur në raportin.

DUI leader Ali Ahmeti said Tuesday his words relating to Alfa and Telma TV stations during a party event in Gostivar over the weekend did not refer to them but resulted from various reactions

Zbatimi i legjislacionit/institucioneve

KE bën të ditur se në vitin 2022, rregullatori mediatik vazhdoi rolin e tij mbikëqyrës mbi format e ndryshme të mediave rreth përqendrimit dhe pronësisë së paligjshme të mediave. Rregullatori vazhdoi të punojë me organizatat e shoqërisë civile dhe mediat në promovimin e arsimimit mediatik dhe tema në fushën e të drejtave të njeriut, të tilla si barazia gjinore dhe respektimi i të drejtave të personave me aftësi të kufizuara nga transmetuesit radiodifuzivë.

"Duhet të forcohet stabiliteti financiar dhe pavarësia e rregullatorit mediatik. Kjo është edhe më e rëndësishme sepse institucioni mori përgjegjësi shtesë pas harmonizimit të legjislacionit kombëtar me Direktivën e BE-së për Shërbimet mediatike audiovizuele", vëren KE-ja.

Në raport thuhet gjithashtu se vitin e kaluar Këshilli i Etikës në Mediat ka pranuar 78 ankesa për shkelje të standardeve etike. Ankesat më të shpeshta, të cilat përfaqësojnë 49,37 për qind të të gjitha rasteve, u referohen shkeljeve të dispozitës ligjore që “gazetarët duhet të publikojnë informacione të sakta dhe të verifikuara”.

KE thekson se ndonëse gjuha e urrejtjes është e ndaluar në internet dhe jashtë tij, ajo vazhdon të jetë e pranishme në sferën onlajn. "Në vitin 2022, Shoqata e Gazetarëve shprehu shqetësim të veçantë për gjuhën e urrejtjes dhe ofendimet e drejtuara ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik nga politikanët dhe mbajtësit e tjerë të posteve publike. Numri i

kallëzimeve penale për ofendime dhe shpifje ndaj gazetarëve është më shumë se dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar: 54 raste në vitin 2022 kundrejt 20 në vitin 2021", thuhet në raportin.

Servisi i transmetimit publik radiodifuziv

KE vëren se reforma e shërbimit të transmetimit publik radiodifuziv është shtyrë përsëri. Përkundër Ligjit për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuele të vitit 2021, autoritetet përsëri përdorën kompetenca ligjore diskrecionale në vitin 2022 për të shkurtuar financimin e sektorit të radiodifuzionit.

"Ndryshimet buxhetore krijojnë pasiguri në planifikim. Autoritetet duhet të sigurojnë financa të mjaftueshme dhe të qëndrueshme për servisin e transmetimit publik radiodifuziv. Nuk është gjetur zgjidhje për borxhet e vjetra të servisit të transmetimit publik radiodifuziv ndaj institucioneve shtetërore. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për të siguruar pavarësinë dhe qëndrueshmërinë e shërbimit të transmetimit publik, si nga pikëpamja financiare ashtu edhe nga ajo legjislative, thuhet në raportin.

Faktorët ekonomikë

KE bën të ditur se pandemia e Kovid-19, agresioni rus kundër Ukrainës dhe kriza globale ekonomike dhe energjetike kanë krijuar presion shtesë mbi industrinë mediatike. Autoritetet kanë mbështetur median përmes një varg masash ekonomike, duke përfshirë uljen e tarifës së lejes së transmetimit në radio dhe televizion në vitin 2023.

"Shoqatat mediatike vazhduan të shprehin shqetësime në lidhje me integritetin e mediave dhe pavarësinë editoriale, dhe theksuan nevojën për të vlerësuar ndikimin e përqendrimit të pronësisë në pluralizmin mediatik dhe pavarësinë redaktuese. Ata gjithashtu vunë në dukje rrezikun e ndikimit të tepërt të individëve ose grupeve të pronarëve të mediave mbi mediat. Nevojitet mbështetje e mëtejshme për zhvillimin e gazetarisë profesionale dhe investigative. Pavarësia e medias duhet të mbrohet në mënyrë plotësuese", thekson KE-ja.

Në raportin gjithashtu bëhet e ditur se në nëntor të vitit të kaluar, një grup deputetësh parashtruan ndryshime në Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele me qëllim të heqjes së ndalimit të reklamimit shtetëror në mediat private.

"Disa shoqata mediatike e kundërshtojnë këtë, nga frika se mund të minojë pavarësinë e mediave dhe të çrregullojë tregun mediatike. Shoqatat mediatike vazhduan të shprehin shqetësimin për dispozitat legjislative që lejojnë partitë politike të përdorin mjete shtetërore për reklama në media dhe për mungesën e transparencës për reklamat partiake-politike në përgjithësi dhe mediat onlajn, veçanërisht në 32 platforma", thekson KE-ja.

Në raport bëhet e ditur se në vitin 2022 kishte pesë gazeta të përditshme, dy prej të cilave ishin në gjuhën shqipe. Autoritetet vazhduan të mbështesin median e shkruar me mbi 300.000 euro. Siç parashikohet me ligj, shtohet në dokumentin, rregullatori mediatik publikon rregullisht regjistër të mediave radiodifuzive dhe të shtypura, si dhe informacion për numrin e punonjësve dhe llojin e punësimeve. Vlerësohet se ka midis 150 dhe 200 media online.

Социјалните мрежи станаа расадник на екстремизмот кој се користи за поткопување на демократијата, заклучи експертска група во Давос и повика на реформи што ќе ја вратат довербата во власта и

Internet

KE thekson se mediat onlajn nuk rregullohen me një ligj specifik dhe shton se ka një zhvendosje në tregun e reklamave drejt reklamimit digjital, me kërcënime në rritje të dezinformatave, shkelje të të drejtave intelektuale dhe mungesë transparence në lidhje me reklamat e paguara politike.

"Disa media të caktuara onlajn ndikohen nga figura politike. Partitë politike nuk janë të detyruara të publikojnë informacione për mjetet e shpenzuara për reklama në mediat sociale. Ka mbikëqyrje joadekuate të përdorimit të të dhënave personale për fushatat zgjedhore. Të kuptuarit e rreziqeve nga dezinformatat nga publiku duhet të përmirësohet, si dhe shkathtësitë e arsimimit mediatik në të gjithë shoqërinë. Masat aktuale kundër dezinformatave nuk

janë shumë efektive. Nevojitet vetërregullim më i fortë në mesin e mediave onlajn, veçanërisht përmes promovimit të regjistrit të mediave onlajn (promedia.mk) dhe zhvillim të standardeve profesionale për gazetarinë onlajn", thekson Komisioni Evropian.

Sa i përket qasjes deri te informacionet, KE-ja bën të ditur se Agjencia për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë deri te informacionet publike ka pranuar 343 parashtresa, nga të cilat 195 ishin kryesisht nga organizatat e shoqërisë civile, ndërsa 148 ishin nga persona fizikë.

Organizatat profesionale dhe kushtet e punës

KE-ja bën të ditur se në vitin 2022 Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik regjistroi shkelje të ndryshme të të drejtave të punës, veçanërisht një numër të madh i kontratave afatshkurtra ose me kohë të pjesshme pa sigurim shëndetësor, të drejtën e pushimit, orë të papaguara shtesë dhe turnet e detyrueshme të natës.

"Dialogu me Qeverinë duhet të avancohet. Përpjekjet që synojnë përmirësimin e kushteve të punës në mediat pengohen nga sfidat ekonomike në sektorin dhe rezistenca ndaj formimit të sindikatave të gazetarëve. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për të mbrojtur të drejtat profesionale dhe të punës, liritë dhe sigurinë e gazetarëve, veçanërisht duke përmirësuar kornizën legjislative rreth punës së sindikatave. Shumë gazetarë nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të pranojnë kontrata të pasigurta pune. Kjo, së bashku me kushtet e vështira socio-ekonomike, kontribuon në kulturën e vetëcensurës dhe krijon mundësi që pronarët e mediave të ndikojnë në politikën redaktuese", thekson KE-ja.

Në raportin gjithashtu shtohet se Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka nisur një faqe të re të specializuar për barazinë gjinore dhe mediat, me qëllim që të shërbejë si qendër burimore për gazetarët. Analizat kanë treguar se ka një numër të vogël të grave në pozita udhëheqëse në mediat private. KE thekson se nevojiten masa shtesë për të promovuar barazinë gjinore në industrinë mediatike. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR